Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LAJM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt me gojë ose me shkrim për një ngjarje të re ose për diçka që ai nuk e di. Lajm i mirë (i gëzueshëm, i keq). Lajm i gënjeshtërt (i rremë). Lajm i rëndësishëm. Lajmi i ri. Përhapi lajmin. Erdhi lajmi. Pres lajme. U dha lajmi. I solli lajmet e fundit.
2. kryes. sh. Njoftime për ngjarje të rëndësishme të ditës, që japin agjencitë telegrafike, televizioni, gazetat, radioja, faqet e internetit, mediet elektronike. Lajme të brendshme (të jashtme). Lajme politike (ekonomike, kulturore). Lajmet e fundit. Lajme të shkurtra. Lajmet e ditës (e mbrëmjes). Lajmet nga sporti. Agjencia e lajmeve. Emisioni i lajmeve. Faqja (shtyllat) e lajmeve (në një gazetë). Lexoj (dëgjoj) lajmet. Po jepen lajmet. Lajmet nga interneti. Lajm i fundit informacion i ri, i rëndësishëm dhe urgjent që sapo ka ndodhur. Lajm i shkurtër njoftim ose informacion që jepet në formë të përmbledhur dhe të shkurtër.
✱Sin.: njoftim, kumt, informatë, haber, myzhde.
MYZHDÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Lajm i gëzuar, sihariq. Myzhde e madhe. Myzhde, se ka lindur një fëmijë! Ç’gaz qe kjo myzhde! Çel myzhden çel gazmendin (fejesën, dasmën etj.). Myzhde e zezë lajm i zi, lajm i kobshëm.
2. Dhuratë e vogël të hollash që i jepej atij që sillte një lajm të gëzuar (sidomos në rast lindjesh). I dha myzhde.
3. bot. Pjesë e parë e një emërtimi të pathjeshtë për aguliçen. Myzhdeja e pranverës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë