Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUZËKARAFÍL,~E mb., poet. 1. Që i ka buzët të bukura e të kuqe si karafili (kryesisht për vajzat dhe nuset). Kur të pashë ty, / U shastisa fare, / Nuse buzëkarafile, / Vajzë myzeqare. (folk.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit (për njerëzit). A kanë ujë ato burime, / Ti moj buzëkarafilja ime? (folk.). T’ia jap bandillit, / Atij më të mirit, / Buzëkarafilit. (folk.).
ÍSO,~JA f. 1. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë me shumë zëra a një melodi. Iso e fortë (e gjatë, e ngadalshme). Isoja labe (myzeqare). Isoja e burrave (e grave, e të rinjve). Këngë me iso. Iso, more djema, iso! Këndojmë (ia marrim) me iso. Mbaj (bëj) iso me zë (me fyell).
2. Tingëllimë e njëjtë dhe e zgjatur që lëshon diçka. Isoja e zileve (e këmborëve).
✱Sin.: kaba, tingëllimë.
♦ I mban ison (i bën iso) (dikujt) keq. e mbështet dhe e përkrah dikë për çdo gjë, ia pranon a ia miraton mendimet, fjalët etj. për t’i bërë qejfin, i shkon pas qejfit. i mban avazin. i shkon (i vete) pas avazit. njëri ia thotë e tjetri ia pret. i këndon aleluja.
KËNG/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vjershë a poezi që këndohet me zë ose me tinguj melodikë. Këngë e vjetër (popullore). Këngë myzeqare. Këngë dasme (djepi). Ansambli (festivali) i këngëve dhe i valleve. Ia marr një kënge. Këndoj një këngë.
2. Zë a tinguj melodikë dhe të harmonishëm që nxjerrin disa shpendë; cicërimë e bukur zogjsh këngëtarë. Kënga e bilbilit (e zogjve).
3. let. Secila nga pjesët e një poeme të madhe epike; kangjele. Këngët e «Iliadës».
4. fig., bised., mospërf. Fjalë, thënie a frazë që përsëritet dhe të mërzit kur e dëgjon; avaz. E njëjta këngë. Filloi këngën e vet.
✱Sin.: cicërimë, kangjele, avaz.
♦ U bë këngë dheu (dikush) shih u bë beja e dheut (dikush). E bën dasmën me një këngë (dikush) e merr lehtë një punë, nuk i jep rëndësinë e duhur dhe nuk vë të gjitha forcat e nevojshme për ta kryer; mendon se diçka bëhet me fare pak përpjekje. Mos e dëgjofsh këngën e *qyqes (qyqen)! mallk. Di këngë jashtë valles (dikush) iron. nuk punon vetë e s’ka ndonjë barrë a përgjegjësi mbi supe; e ka të lehtë t’u japë mend të tjerëve e vetë të rrijë mënjanë. S’di këngë tjetër (dikush) thotë po ato gjëra a bën po ato kërkesa, përsërit gjithnjë diçka të njohur a të mërzitshme; s’di tjetër avaz. Kënga e mjellmës libr. vepra e fundit e një shkrimtari, e një piktori etj.; shfaqja e fundit e talentit të një krijuesi (sipas një legjende se mjellma këndon vetëm një herë, para vdekjes). Kënga e Mukës shih avazi i Mukës. Kënga e vjetër diçka e përsëritur, diçka e mërzitshme a e papëlqyeshme, po ajo fjalë ose po ajo kërkesë; avaz i vjetër. Ma mban (ma ka) këngë (dikush) ma përmend e ma përsërit vazhdimisht një të mirë që më ka bërë, s’lë rast pa ma thënë; ma mban avaz. (Mbeti) si kënga e qyqes iron. (mbeti) pa u mbaruar diçka, mbeti përgjysmë, u ndërpre, nuk u çua deri në fund një punë.
MYZEQÁR,~E mb. Që lidhet me krahinën e Myzeqesë ose me myzeqarët, që është karakteristik për krahinën e Myzeqesë ose për myzeqarët, i Myzeqesë ose i myzeqarëve; që është krijuar nga myzeqarët. Shkrimtari myzeqar. Gratë (vajzat) myzeqare. Kërcyen një dyshe myzeqare. Fermerët myzeqarë korrin grurin. Ai kujtoi një thënie myzeqare. Takija konike e zbukuruar me “damarë” është tipike për Myzeqenë dhe njihet me emrin takije myzeqare.
POTPURÍ,~A f. sh. ~, ~TË muz. 1. Varg këngësh a vallesh, zakonisht popullore, me melodi të ndryshme, që këndohen ose luhen njëra pas tjetrës. Potpuri vallesh popullore. Potpuri me motive drenase (prizrenase, gjakovare, dibrane).
2. Melodi me motive të ndryshme. Potpuri myzeqare. Potpuri e melodive të Shqipërisë së Mesme.
TAKÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Lloj kësule me majë, prej pëlhure të bardhë dyfishe, që mbajnë fshatarët e Myzeqesë dhe të disa krahinave të tjera; kësulë, feste. Takije e bardhë (e qëndisur). Takije myzeqare. Takije me lule. Me takije në kokë (mbi sy). Takije me majë takije në formë konike. Takije rrashatake takije në formë të rrafshët.
2. etnog. Qeleshe me majë të rrafshët, prej pëlhure të kuqe, që e mbanin mirditasit e shkodranët. Takije mirditore. Takije shkodrane.
3. etnogr. Stoli e thurur me grep dhe e qëndisur që mbanin nuset e reja në kokë; kapicë.
4. fet. Lloj kësule e bardhë që mbajnë myhibët nëpër ceremonitë e përshpirtshme.
✱Sin.: kësulë, qeleshe, fes, feste, shapkë, kapë, kapicë.
♦ E hedh (e vë) takijen (*qeleshen, festen, kapelën, kësulën) mënjanë. E hedh (e vë) takijen (qeleshen, festen, kapelën, kësulën) mbi *sy. Më vjen (më sillet) takija (festja) *rrotull (përqark).
VÉSHJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vesh a vishem. Veshja e rrobave. Veshja e kostumeve popullore. Veshja me gurë (me pllaka, me dru). Reparti i veshjes së telave.
2. Tërësia e petkave të qepura, me të cilat mbulojmë trupin, rrobat që përdorim për t'u veshur; tërësia e rrobave që veshim mbi të linjtat; secila prej këtyre rrobave. Veshje e lehtë (e rëndë). Veshjet e brendshme (e jashtme). Veshje e sipërme (e poshtme). Veshje dimërore (verore). Veshje popullore. Veshje dibrane (kolonjare, kosovare, labe, matjane, mirditore, myzeqare, shkodrane). Veshje grash (burrash). Ndërroi veshjen.
3. tek. Shtresa e sipërme prej druri, prej guri, prej metali a prej një lënde tjetër, me të cilën veshim orenditë, muret etj. Veshje zjarrduruese. Veshje prej guri (prej kalldrëmi) e kanalit. Veshje plumbi (alumini). Veshje gome (betoni). Veshje me pllaka (me mermer).
✱Sin.: rrobë, petk, teshë, plaçkë, sarkë, rasë, mbështjellje, mbulim, farkim, ngjyrim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë