Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mykem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KALBEM

KÁLB/EM jovep., ~A (u) ~UR 1. vetv., kryes. v. III (edhe me trajtëshkurtër përemërore). Dekompozohet lënda organike e trupit të një njeriu a të një kafshe, të një organi etj. (kur mungon qarkullimi i gjakut). Indi kalbet kur njeriu vdes. M’u kalb trupi (dora, këmba).
2. edhe mjek., vetv., kryes. v. III qelb a përkeqësohet një plagë; shndërrohettumor; gangrenizohet. I ishte kalbur veshka.
3. fig., bised., vetv. Tretem, dobësohem, ligem; bie a vuaj shpirtërisht e moralisht ose mërzitem, duke qëndruar gjatë pa lëvizur në një mjedismbyllur dhe humbas gjallërinë, freskinë etj.; zvetënohem, kalbëzohem; mykem. U kalbashtrat (në këtë moshëjam).
4. edhe fig., vetv., vet. v. III Humbet freskinë, njomështinë, vlerat ushqimore (një bimë a frutë etj.).
5. fig., vetv., kryes. v. III Degjeneron; vjetrohet dhe nuk funksionon. U kalb sistemi i vjetër shoqëror.
6. pës. e KALB.
Sin.: kalbëzohem, dekompozohet, shpërbëhet, prishet, gangrenizohet, tretem, mykem, zvetënohem, grymosem, degjeneron.
Iu kalbën *trutë (dikujt).

MYKJE

MÝKJ/E,~A f. Veprimi kur myk a kur mykem. Mykja e duhanit (e miellit, e gjellës). Teknikë që nuk lejon mykjen e bukës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.