Fjalori

Rezultate në përkufizime për “muzget”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MUZGET

MÚZG/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III 1. Zë e ngryset ose zë e gdhin, sapo niserret ose të zbardhë dita, bie gjysmerrësira e mbrëmjes ose zë e largohet errësira e natës. Nisimuzget.
2. Vrenjtet, erret (koha, qielli etj.).

NGRYSEM

NGRÝS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Bie errësira e mbrëmjes, erret; kund. gdhihet. dimër ngryset shpejt (herët). Në verë ngryset vonë. Sa të ngryset. Para se të ngryset.
2. vet. v. III Kalon një ditë; kund. gdhihet. U ngrys edhe një ditë.
3. Kaloj ditën derimbrëmje ose në një gjendjecaktuar; më zë nata diku. U ngrysëm përjashta (në mal). U ngrys e nuk u gdhi vdiq pa aguar dita tjetër, vdiq natën. - Si u ngryse? si e kalove ditën? (përdoret si përshëndetje, kur takohemi me dikëmbrëmje). Ngryset e gdhihetpunë (mbi libra).
4. fig. Bëhem i vrenjturfytyrë, vrenjtem. U ngrys menjëherë. U ngrysfytyrë kur e pa.
Sin.: vrenjtem, terrtohem, vrerohem, nxihem, muget, muzget, mugëllon, murrëtehet, kalon, errem, errësohem, sterroj, sterrohem, zymtohem, vrugohem, zemërohem, serohem.
Ku *gdhihet nuk ngryset (dikush). Ngrysu e gdhiu është e njëjta gjë, është po ajo gjë, s’ka ndonjë dallim; bjer e çohu; laj thaj; si lehu, si bëri ham; ngre e ul; jo bathë, po fasule. Ku ngryset nuk gdhihet (dikush) nuk qëndron në një vend, lëviz shumë, shkon nga një vend në një tjetër; ku mbillet s’korret; ku bun s’bun.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.