Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mushkëri”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AJËRMBAJTËS

AJËRMBÁJTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. av. Balon ajri. Fluturoj me ajërmbajtës.
2. Tullumbace.
3. mjek. Pajisje oksigjenmbajtëse për terapirastet e pamjaftueshmërisë së ajrit a të oksigjenitmushkëri. Balonë ajërmbajtëse balonë oksigjenimi. Dhomë ajërmbajtëse dhomë oksigjenimi.

ALVEOLË

ALVEÓL/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT anat. 1. Gropëzakockat e nofullave, ku ngulen rrënjët e dhëmbëve; hojëz, fole dhëmbi, ulluk. Alveolat e dhëmbëve. Shkatërrimi i alveolave.
2. gjuh. Pjesa e zgavrësgojës, pas dhëmbëvepërparmë, ku shqiptohen disa bashkëtingëllore alveolare si t, d, n, l etj.
3. mjek. Flluska shumëvoglamushkëri, ku mbarojnë skajet e rrugëvefrymëmarrjes dheenëvegjakut. Alveolat e mushkërive.
Sin.: hojëz, ulluk, fole, trysë, gropëz, flluskë.

ARTERIALIZIM
ARTERIE

ARTÉRI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. anat. Enë gjakudel nga zemra dhe shpërndan gjakun e pastër me oksigjengjithë pjesët e trupit; pjesë e sistemit qarkullues që ka rol thelbësorshpërndarjen e gjakut dheoksigjenittrup. Arteria e mushkërive. Arteriet e zemrës (koronare). Arteriet e kokës dheqafës (karotide). Arteriet e bllokuarazemrës. Struktura e murevearterieve. Zgjerimi (tkurrja) i arterieve.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshmearterieve: Arterie bazilare enë gjaku e përbërë prej dy arterievefurnizojnë trurin me gjakpasur me oksigjen. Arterie buzore enë gjakufurnizon me gjak buzët dhe indet e saj përreth. Arterie cerebrale tri çifte arteriesh që furnizojnë trurin në tri anët e tij me gjakpasur me oksigjen. Arterie cistike enë gjakufurnizon me gjakpasur me oksigjen fshikëzën e tëmthit dhe kanalin cistik. Arterie e gjymtyrëve enë gjakufurnizojnë me gjakpasur me oksigjen indet e buta, kockat, dhe strukturat tendinore të gishtaveduarve e të këmbëve, duke përfshirë lëkurën, muskujt dhe ligamentet. Arterie e meningjeve (e cipave të trurit) enë gjakufurnizon meningjet e parme e të pasme me gjakpasur me oksigjen. Arterie faciale enë gjakufurnizon me gjak strukturat sipërfaqësorefytyrës. Arterie femorale enë gjakufurnizon dhe ushqen me gjak arterien e jashtmekofshës. Arterie gastrike enë gjakufurnizon me gjak stomakun. Arterie hepatike enë gjakufurnizon me gjak mëlçinë, pankreasin, zorrët dhe organet përreth. Arterie iliake enë gjakufurnizon me gjak pjesën lumbare (të fundshpinës). Arterie karotide enë gjakufurnizon me gjak kokën dhe qafën. Arterie koronare enë gjakufurnizon me gjak muskujt e zemrës. Arterie oftalmike enë gjakufurnizon me gjak gropën e syrit, strukturat e hundës, të fytyrës dhe meningjet. Arterie pankreatike enë gjakufurnizon me gjak pankreasin. Arterie pulmonare enë gjakudërgon gjakun e çoksigjenuarzemrësmushkëri. Arterie rektale enë gjakufurnizon me gjak kanalin anal, muskujt dhe lëkurën e zonës anale. Arterie temporale enë gjakuburon nga karotidet dhe furnizon me gjak skalpin, tëmthat dhe pjesën e përparmekokës. Arterie vertebrore enë gjakufurnizon me gjak muskujt e qafës, palcën e kurrizit, trurin e vogël dhe brendinë e truritmadh.
3. fig. Rrugë e rëndësishme, vijë kryesore për komunikimin, për shpërndarjen e energjisë, të ujit etj.; degëzimi i një organizmi ekonomik, shoqëror, politik etj., me anë të të cilit zhvillon veprimtarinë e vet. Arterie kryesore (e rëndësishme). Arterie elektrike (ujore). Arteriet e minierës. Arteriet e shoqërisë (e ekonomisë). Tregtia dhe arteriet tregtare në Ilirinë e Jugut.

ATELEKTAZË
CENUAR

CENÚAR (i, e) mb. 1. Që është cenuar (për një ushqim). Byrek (lakror) i cenuar. Gjellë e cenuar.
2. Që është goditur dhe dëmtuar; që është bërë me cene; që është shkelur diçka e paprekshme Mjekët e nxorrën me mushkëri të cenuara keqas. Nuk ka shtetfortë me familje të cenuara. Sot dy kategoritë më të cenuara nga papunësia janë: gratë dherinjtë. Zgjedhje të cenuara.
3. fig. Që ka shkarë nga mendja; që është me të metë mendore.
4. fig. është prekursedër; i turpëruar. Me sedërcenuar.
Sin.: i nisur, i filluar, i dëmtuar, i metë, i lënduar, i turpëruar.

CETACE

CETACÉ,~ m. vet. sh., zool. Rend i gjitarëvedetit me trupmadh (balena, delfini etj.) që marrin frymë me mushkëri.

DIHAT

DIHÁT (DIHÁS) vep., ~A, ~UR 1. jokal. Marr frymë shpesh e me vështirësi pas një vrapimi, për shkak të një lodhjejemadhe fizike etj.; gulçoj. Dihat kali (qeni). Dihat nga lodhja.
2. kal. Thith thellë ajrinmushkëri. Dihatin ajrin e pastër.
Sin.: gulçoj, gufoj, guhat, dufit, shëmoj.

EKINOKOKOZË

EKINOKOKÓZ/Ë,~A f., mjek., veter. Sëmundje e kafshëve dhe e njerëzve e shkaktuar nga krimbi i ekinokokut, që zhvillohet kryesishtmëlçi e në mushkëri. Ekinokokoza e njeriut. Mbrojtja nga sëmundja e ekinokokozës.

EMFIZEMË

EMFIZÉM/Ë,~A f., mjek. Sëmundjekarakterizohet nga prania e tepërt e ajritdisa organe, si mushkëri, lëkurë etj. Pacientët me emfizemë. Shenjat e hershme të emfizemës. Emfizema e mushkërive. Emfizema e duhanpirësve.

FORTË

FÓRTË (i, e) mb. 1. Që i qëndron peshës, shtypjes a veprimit të një forcejashtme, që nuk thyhet, nuk thërrmohet, nuk çahet, nuk këputet a nuk prishet lehtë; i ngjeshur, i ngurtë, i qëndrueshëm; kund. i dobët. Mur i fortë. Dru i fortë. Shkëmb i fortë. Arrë e fortë. Laps i fortë. Tokë e fortë. Bukë e fortë.

2. Që nuk ndryshon lehtë trajtën e vet kur ushtrohet mbi të një forcë, që nuk epet a që nuk shtypet lehtë; që përkulet a që përpunohet me vështirësi (për metalet); kund. i butë. Tel i fortë. Metaleforta. Sustë e fortë.

3. është i ashpërsipërfaqe, që të shpon a të vret kur e prek; kund. i butë. Sipërfaqe e fortë. Mjekër e fortë. Qimeforta.

4. Që ka forcëmadhe trupore, që ka qëndresë, i fuqishëm; i shëndetshëm, jo i sëmurë; kund. i dobët. Burrë i fortë. Grua e fortë. Me trupfortë. Ka mushkëriforta (zemërfortë). Është bërë i fortë.

5. del ose që shfaqet me forcëmadhe dhevret veshin a syrin, që vepron shumë mbi dikë a mbi diçka, jo i shtruar, jo i butë, jo i ëmbël; kund. i butë. Zë i fortë. Ngjyraforta.

6. fig. Që ka karakterqëndrueshëm e vullnetçeliktë, që nuk trembet nga vështirësitë, që i duron pa u epur vuajtjet, që nuk përkulet; që nuk ndikohet lehtë e nuk preket shpejt, që e përmban vetenrrethana e kushterënda; kund. i butë. Njeri i fortë. Me zemërfortë. Tregohem i fortë.

7. Që ka pjerrësimadhe; që formon menjëherë një këndngushtë dhe kalohet me vështirësi; kund. i butë. Tatëpjetë e fortë. Kthesaforta.

8. bie me forcë e në sasimadhe (për shiun etj.); që ka forcë e shpejtësimadhe (për erën); i madh. Shi (breshër) i fortë. Erëraforta.

9. shoqërohet me të ftohtëmadh, me ngrica, me acar e me stuhi (zakonisht për dimrin); i ashpër, i madh; kund. i butë. Dimër i fortë.

10. Që nuk mundthyhet lehtë, që ka forcamëdha, është i armatosur mirë etj. (për një ushtri); që ka themeleqëndrueshme e ekonomizhvilluar (për një shtet); që ka unitetplotë e lidhjengushta (për një parti; organizatë etj.); i fuqishëm; kund. i dobët. Ushtri e fortë. Shtet i fortë.

11. bëhet me energji e me forcëmadhe, shumë i vrullshëm; i fuqishëm; kund. i dobët. Sulm i fortë. Ndeshje e fortë. Qëndresë e fortë.

12. fig. I rreptë, i prerë e pa lëshime. Disiplinë e fortë. Rregull i fortë. Kërkesaforta. Masaforta. Censurë e fortë.

13. Që vepron me forcëmadhe, që shfaqet në një shkallëlartë; i qëndrueshëm. Etheforta. Vullnet i fortë. Mbështetje e fortë.

14. I rreptë, i ashpër; i vrazhdë; që ka forcëmadhe goditëse; kund. i butë. Përgjigje e fortë. Kritikë e fortë.

15. karakterizohet nga një luftë e madhe mendimesh e pikëpamjesh, që ka kritikëashpër; i zjarrtë, i flaktë. Diskutim i fortë. Debateforta.

16. Që e zotëron mirë një profesion a që e kryen mirë punën e vet; që i përvetëson mirë e shpejt dijet; shumë i ditur; i zoti; kund. i dobët. Mjek i fortë. Nxënës i fortë. Lojtar i fortë.

17. Që të lë gjurmëthella, që nuk shlyhet lehtë nga kujtesa, që të prek e të mallëngjen shumë, i thellë; i qëndrueshëm. Mbresa (përshtypje) të forta. Ndjenjaforta.

18. Që ka bazashëndosha e të mbush mendjen, bindës. Argumenteforta. Logjikë e fortë.

19. Që ka alkool ose thartorsasimadhe; që të djeg fytin kur e pi a kur e thith (për pijet, duhanin); kund. i butë. Raki (verë) e fortë. Uthull e fortë. Duhan i fortë.

20. përmban shumë lëndëtretur në të dhevepron menjëherëorganizëm. Kafe e fortë. Bar (ilaç) i fortë. Helm i fortë.

21. kim. Që ka prani të madhe të kripërave të kalciumit e të magnezit, në gjendje të tretur në ujë; kund. i butë. Ujë i fortë.

22. edhe fig. I fuqishëm. Ekonomi e fortë. Përkrahje e fortë. Teleskop i fortë.

Sin.: i ngjeshur, i ngurtë, i qëndrueshëm, i stralltë, thepak, i fuqishëm, i shëndetshëm, guracak, gurës, i gurtë, shtyllak, gungës, i thantë, i ashpër, i madh, i rreptë, i vrazhdë, i zjarrtë, i flaktë, i aftë, i zoti, i thellë, bindës, i theksuar, i durueshëm, i pathyeshëm, i rëndë, i thellë, tehmprehtë, i zjarrtë, i flaktë, i prushtë, i vendosur.

*Arrë (kaçkë) e fortë. *Asht i fortë. *Dorë e fortë. *Kaçkë (arrë) e fortë. E ka kokënfortë (dikush) është kokëfortë; e ka kokën gur. Ka *limëfortë (dikush). Ka *themeleforta (dikush). Ka *zdrukthfortë (dikush). E ka zemrën (shpirtin) të fortë (dikush) duron e përballon dhembjemëdha shpirtërore, nuk e lëshon veten, nuk ligështohet; e ka zemrën gur; e ka zemrën hekur; ka lindur prej gurit. *Kockë e fortë. *Kthesë e fortë. Me të fortë me zor, me pahir. Myka e di sa e fortë është gozhda (fj. u.) ai që e bën punën e di se ç'vështirësi ka ajo. *Uthull e fortë (e sertë) keq. Uthulla e fortë prish enën e vet (fj. u.) kush nxehet kot, pa shkak, dëmton veten. Me *zemërfortë.

FTOHJE

FTÓHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Ulje e temperaturës (së mjedisit etj.). Ftohja e ujit. Ftohja e motit. Sistem ftohjeje me çiller (me kondicioner).
2. bised. E ftohur, të ftohtë. Ka marrë ftohjemushkëri.
3. Prishje e marrëdhënieve miqësore me një tjetër; pakësim i dëshirës, vullnetit a vrullit të dikujt për një punë. Ftohja e marrëdhënieve.
Sin.: flladitje, e ftohur, të ftohtë, plevitosje, plevit, qetësim, shuarje.

GABZHERR

GABZHÉRR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT anat. 1. Gyp i përbërë nga disa unaza prej kërceje, që nis nga fyti deri te bronket dhe shërben për të çuar ajrinmushkëri ose për ta nxjerrë prej tyre; pjesa e sipërme e këtij gypi ku formohet zëri; laring. Dhembjegabzherr.
2. Fikth, fyt.

GANGRENË

GANGRÉN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. mjek. Kalbëzim ose shkatërrim i indeve të një pjeseorganizmit, ngaqë nuk ushqehet me gjak; vendi i kalbëzuar në një pjesëtrupit a në një organ. Gangrenë e thatë (e njomë). Gangrenëkrah (në mushkëri). Gangrenë me qelb. Iu gangrenë. Kaloigangrenë.
2. fig. Diçka që të bren vazhdimisht e të shkatërron dalëngadalë. Ajo fatkeqësi iu gangrenë gjatë jetës.
Sin.: brisë, brejë, qime, qimëz, vuajtje.
U gangrenë (diçka) u rëndua shumë diçka e të mundon, të gërryen prej një kohegjatë; nuk hiqet një e keqe e madhe, zgjat shumë.

GJAK

GJAK,~UI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Lëng i kuqqarkullontrupin e qenievegjalla për të çuar ushqim e oksigjenqeliza, për shkëmbimin e lëndëve etj. Gjak i kuq. Rruazat e gjakut. Qarkullimi i gjakut. Grupi i gjakut. Grup gjaku (biol.) një ngakatër tipat kryesorëgjakut te njeriu dhe kafshët, me cilësiveçantarruazavekuqe dhe të serumit. Kafshë me gjakftohtë. Pikon (kullon, rrjedh) gjak. I plasi gjaku. I rrjedh gjak nga hundët. Dhuroj gjak. Gjakdërrasë (fig.) njeri i ftohtë; ai që nuk do t`ia dijë për të tjerët. Gjak gjarpri (fig.) njeri i mërzitshëm dhe i padurueshëm. Gjak i pastër (fig.) njeri fisnik; ai që është shumë i mirë. Gjak thiu (fig.) 1. gjak gjarpri. 2. njeri i ftohtë (sidomosmarrëdhënie seksuale).
2. veter. Gjakëz. E zuri gjaku. I ra gjaku.
3. sh. ~RA, ~RAT Njolla gjaku, pika gjakukanë rrjedhur. Fshiu gjakrat.
4. sh. ~RA, ~RAT bised.përmuajshmet e grave.
5. anat. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshtaanatomi. Gjak i bardhë lëng pa ngjyrëmbush hapësirat ndërmjet indeve e qelizavetrupitnjeriut e të kërbishtorëve; limfë. Gjak arterial gjak i pastër i ngarkuar me oksigjen, që shpërndahet nëpërmjet arterieve. Gjak komplet ekzaminim mjekësorinformon për gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Gjak venoz gjakmbart dioksid karboni, një produktmbeturinavemetabolizmitprodhuar nga qelizat, nga indetmushkëri, që nxirren jashtë. Gjak dragoi dhe i përftuar nga kalbja e bimëve.
6. bot. Pjesë e parë a e dytë e disa emërtimevepathjeshtashënojnë llojendryshme bimësh. Gjak qumështi barishte shumëvjeçare, me kërcell shumëgjatë, me rrënjët me lëng si qumësht, i verdhë e shumë i hidhur, që përdoretmjekësi; tamblagjak; bar jodi. Bar gjaku bimë barishtore, me kërcellgjatë mbi një pëllëmbë, i cili, kur këputet, nxjerr një lëngngjyrëkuqe. Lule gjaku (lat. Hypericum perforatum) bimë barishtore me gjetheholla, me lulevoglaverdha, të merme, e cila përdoret për mjekim plagësh.
7. min. Pjesë e dytë e disa emërtimevepathjeshtashënojnë llojendryshme mineralesh. Gur gjaku mineral me ngjyrëkuqeerrët, me përmbajtjelartë hekuri.
Sin.: gjakëz, të përmuajshmet, zakonet.

HEQ

HÉQ vep., ~HÓQA, ~HÉQUR 1. kal. E ngre dhe e shpie një njeri a një send nga vendi i vet në një vend tjetër, e largoj nga vendi ku ka qenë; ia ndërroj vendin duke e zhvendosur; kund. vë, vendos. Heq drurët. Heq misrin. Heq çelësin nga brava. I heq sytë nuk shikoj më në atë vend. Heq shikimin. Heq enët (gotat, pjatat) nga tryeza. Heq plaçkat. Heq orenditë nga dhoma. Heq thasët nga qerrja. Heqsëmurin nga shtrati. Heq dëborën nga çatia. Heq librat nga rafti. Heq shkallët nga muri. Heq trupat nga fronti. E heq mënjanë. E heq me ngadalë. E heq me fshesë (me furçë, me leckë). Hiqe dorën!
2. kal. E nxjerr a e shkëput diçka nga vendi ku është ngulur a është futur, e largoj a e shkëput nga vendi ku është vendosur, e qit jashtë a marr diçka duke e tërhequr (edhe me forcë); e shkul kund. ngul, fut. Heq shtyllat. Heq derën (dritaren, kornizën). Heq pykën (gozhdët, vidhat). Heq dhëmballën (dhëmbët). I heq pendët (puplat, qimet). Mezi e hoqa nga shtëpia. Mezi ia hoqën nga duart (libri, kompjuterin, celularin etj.).
3. fig., kal. E largoj nga diçka a nga diku ku është përqendruar a fiksuar kund. përqendroj, fiksoj. Kush ia heq mendimin e keq nga mendja? Hiqe ndjesinë e keqe! Hiqi fiksimet e tua!
4. kal. E shkëput a e nxjerr diçka nga vendi ku është futur, lidhur, mbërthyer a ku është varur etj.; kund. vë, mbërthej, lidh, qep, var. Heq portretin (kornizën) nga muri. I heq rrotën qerres. I heq shulin armës (derës). Hoqi koburen nga brezi. Hoqi thikën nga këllëfi (shpatën nga milli). Nuk e heq pushkën nga krahu. Heq perdet nga dritarja. Heq pallton nga gozhda. Ia heq çarçafin jorganit. Heq kollaren. I heq frerin (kapistrën) kalit. I heq qetë nga zgjedha (nga kulari).
5. kal. E shqit nga vendi ku është ngjitur a është qepur; e nxjerr nga vendi dhe e marr diçka; e pastroj duke e gërryer diçkaështë ngjitur në të; kund. ngjit. I heq pullën zarfit. I heq bojën i gërryej bojën. I heq kallajin. U heq baltën këpucëve. I heq rrodhet leshit. I heq kokrrat misrit. I heq morrat (mizat) pemës.
6. kal. I largoj diçkaje kapakun, mbyllësen etj. për ta hapur; kund. , mbyll, zë. I heq kapakun tenxheres. I heq tapën shishes.
7. kal. E nxjerr jashtë një gjë që është brenda diçkaje; e ndaj; kund. fut. I hoqën plumbin nga trupi. I heq bërthamën kumbullës. I heq farat pjeprit. Heqbrendshmet e bagëtisë (të shpendëve, të peshkut). I heqbardhën vezës.
8. kal. Zhvesh a zbath diçka; e lëviz diçka nga vendi ku ka qenë si mbulesë (zakonisht duke e ngritur) dhe e vendos në një vend tjetër. Heq pallton (xhaketën, këmishën). Heq rrobat (ndërresat) nga shtati. Heq këpucët (çizmet, çorapet). Heq dorezat. Heq kapelën nga koka. Heq maskën nga fytyra. I hoqi shalën kalit. I hoqi samarin.
9. kal. E ndaj a e shqit një gjë që mbështjell ose që mbulon diçka; qëroj; rrjep; çmbështjell diçkambledhur. I heq lëkurën qengjit. I heq lëvoren drurit. I heq lëkurën mollës. I heq lëvozhgën vezës. I heq fashën këmbës.
10. kal. E kap dhe e lëviz pas vetes dikë a diçka pa e ngritur peshë; tërheq zvarrë dikë a diçka. Kali heq karrocën. Qetë heqin parmendën. E heq për dore. E heq zvarrë (pas vetes). E heq për kapistre. I heq veshin dikujt. I heq këmbëzën pushkës. Mos më hiq kështu! hoqi nga krahu (rrobat, leshrat, çanta etj.)
11. kal. Pi a thith diçka (raki, duhan etj.); e futmushkëri, e shkoj poshtë; tërheq. Heq një gllënjkë raki. Hoqi nga shishja (nga paguri). E heq thellë duhanin. Heq burrnot. E heqin shumë rakinë këtej.
12. edhe fig., kal. E kërkon, e tërheq një ndjenjë a dëshirë nga vetja; i shkon, i bie; e thith a e tërheq diçka. Pyjet e heqin shiun. Oxhaku e heq tymin. E heq udha këtej. Nuk ia heq shtëpia (dera) nuk e ka traditë, nuk e ka zakon. Heq fjala fjalën. Heq gota gotën.
13. fig., kal. Bëj që të mos shitet, të mos përdoret a të mos qarkullojëdiçka. E heq nga tregu (nga shitja). E heq nga qarkullimi (nga përdorimi).
14. fig., bised., kal. E marr mbrapsht, e anuloj a tërheq një kërkesë, një akuzë etj. E hoqi padinë (kërkesën). E hoqi urdhrin. E hoqi fjalën.
15. kal. E ndërpres a e pres përgjithmonë, e lë; nuk e përdor, nuk e mbaj a nuk e vijoj më tej. E hoqi zinë nuk mban më zi. E hoqën rrethimin (shtetrrethimin). E hoqën karantinën.
16. bised., kal. E largoj nga një punë, nuk e lë më të kryejë një detyrë, e pushoj; e përjashtoj; kund. fut. E hoqën nga puna. E hoqi nga shkolla (nga zanati). E hoqën nga skuadra.
17. kal. E zhduk diçka, bëj që të mos jetë a të mos duket më (duke e pastruar, duke e fshirë, duke e hekurosur); fshij. I heq njollat. Heq pluhurin e mobilieve. Heq rrudhat e pantallonave me hekur.
18. fig., kal. E nxjerr nga funksioni, nga lista; e përjashtoj diçka; e fshij; e shlyej etj.; kund. , fut. E hoqën nga rendi i ditës. E hoqën nga lista. Heq një radhë nga teksti. Hoqi disa pjesë nga romani (nga studimi). Heq nga katalogu.
19. kal. Nuk ia jap më atë që i kam dhënëparë; e bëj që të mos e ketëdiçka që ka pasur. I hoqi dietat. Heq transportin publik falas. I hoqën përdorimin e internetit.
20. fig., kal. Nuk e mbajdiçka, e largoj diçka a dikë për ta lehtësuar. Ia hoqën mërzinë (merakun, dyshimin). Nuk e hoqi përgjegjësinë nga vetja. E hoqi shpresën nuk shpreson më. I hoqi veset e këqija.
21. kal. E pres diçka nga një e tërë, e shkëput; pres, krasit, shkurtoj. U heq degët pemëve. I hoqi flokët me gërshërë. I hoqi një ashkël me sëpatë. Ia hoqën zorrën e verbër. I hoqi dhjamin mishit.
22. mat., kal. Zbres. Pesë heqim dy. Dhjetë heqim tre.
23. kal. Ndaj mënjanë një pjesë nga paratë, nga prodhimet, nga ushqimet etj. dhe i ruaj diku për t'i përdorurvonë ose i përdor menjëherë për një qëllimcaktuar; vë mënjanë. Hoqi para mënjanë. Hoqi harxhet e dasmës. Heq grurin e farës.
24. kal. Bëj një vijë a një shenjë mbi diçka. Heq vija. Heq një drejtëz (një lakore). Heqim një rreth.
25. bised., kal. Veproj mbi diçka me një vegël a mjet, zakonisht një herë dhe shpejt, kryej një punë a një veprim duke përdorur diçka; i shkoj. I hoqi një parmendë arës e punoi arën me parmendë një herë. I hoqi një kazmë (një shat) e punoi me kazmë (me shat). I hoqën një kosë e kositën një herë. I hoqi një lesë tokës e lesoi tokën një herë. I hoqi një fshesë oborrit e fshiu oborrin një herë. I hoqi një shoshë drithit (miellit) e shoshi drithin (miellin) një herë. U hoqi një krehër flokëve u dha një të krehur flokëve. U hoqi një hekur rrobave i hekurosi rrobat. I hoqi një brisk mjekrës u rrua. I hoqi një lexim e lexoi një herë shpejt.
26. bised., kal. I bie a e qëlloj me diçka; e rrah, e godit. I hoqi një pëllëmbë (një shuplakë, një flakurimë, një shkelm). Ia hoqi surratit (turinjve). I hoqi një dru të mirë e rrahu shumë. Ia hoqi me pushkë e vrau. Ia hoqi vetes vrau veten.
27. bised. I jap, i bëj. I hoqën një vërejtje (një qortim, një kritikë). I hoqi një të sharë (një mallkim).
28. kal. Prij, përçoj, udhëheq, drejtoj, çoj. I heq udhën dikujt. Heq vallen. I hoqi për në sulm. I hoqi për nga pylli. Të heq vetë rruga. Na hoqi udha gjer këtu. E hoqi rasti.
29. bised., edhe jokal. Shkoj, eci; drejtohem diku. Hiq përpara! Hoqishtëpimikut.
30. fig., edhe jokal. Vuaj, kaloj diçkarëndë; ndiej dhembje trupore ose shpirtërore; i bëj ballë, përballoj. Hoqi një sëmundje. Hoqi një dënim. E kam hequr vetë. Hoqizitë e ullirit vuajti shumë. Hoqi pikën e zezë vuajti shumë. Ç’e zë njeriun e s'e heq. Heq zor e ka të vështirë, është ngushtë. Hoqi shpenzimet (harxhet).
31. fig., bised. E mbaj a e quaj veten; shtirem; e quaj për diçka. E heq veten filozof. E heq veten si mik. E heq për mish viçi (dashi).
32. bised., jokal., vet. v. III Bie shumë, hedh (për shiun dhe borën). Hoqi borë dje sa s'rrëfehet.
33. bised., edhe jokal., vet. v. III E rrit, e zhvillon, e bën mirë; rritet a zhvillohet, bëhet. E heq shumë duhanin toka jonë. I heq vendi pemët këtej.
34. bised., kal. Ndërzej, mbars. E heq pelën me kalë (me gomar). E heq lopën me mëzat (me dem). Cjapi heq dhitë. Qeni heq buçën.
Sin.: zhvendos, ngre, largoj, nxjerr, shfryj, shpërngul, këput, shkëput, shkul, tërheq, ndaj, shkurtoj, dëboj, pushoj, vë, shpërngul, lë, zhvesh, rrjep, zbuloj, qëlloj, godit, ndaloj, fshij, shlyej, qëroj, revokoj, pres, drejtoj, çoj, udhëheq, prij, shkoj, eci, drejtohem, vuaj, përballoj, shtirem, rrit, zhvilloj, ndërzej, mbars.
heq *ana. E hoqi (e fshiu, e qiti) nga *defteri (dikë a diçka). Ia heq *dera (dikujt). E hoqi *dere (dikë) mospërf. I hoqi *dorezat (dikush) libr. Heq *dorë (nga dikush a nga diçka). E heq për dore (dikë). S’e heq nga *dora (diçka). Ta heq si me *dorë (diçka). I hoqi një *dredhë (dikujt). I hoqi *duvakun (diçkaje). I hoqi (ca) *fasha (dikujt). Ia heq *fillin (dikujt a diçkaje). Ia hoqën *fillin (dikujt). Ia hoqi *frerin (dikujt). Ia heq *gajlen (dikujt). Ka hequr *gazepin (dikush). S’e heq (s’e lëshon) nga *goja (dikë a diçka). Ia hoqi *gunën (diçkaje). Heq *gurin e gjakut. Kam hequr *gjakun (me dikë a me diçka). Ia hoqi *hallkën (dikujt). E heq *hollë (dikush). E heq (e tërheq) për *hunde (për hundësh) (dikë) keq. I heq *kapelen (dikujt). Ma heq (ma zë, ma kap, ma ndien) *hunda (diçka). E heq (e tërheq) për *hunde (për hundësh) (dikë). Sikur e ka hequr prej *hunde (dikë). I heq *kapelen (shapkën) (dikujt). Ia ka hequr kapistallin (*kapistrën) (dikujt) keq. Ia ka hequr *kapistrën (kapistallin) (dikujt). E hoqi *këmbëzën (dikush) shaka. Hiq (tërhiq) e mos e këput me të zvarritur, me të shtyrë (për të bërë diçka); as duke e lënë as duke e mbaruar një punë; qep e shqep. E heq (e fshij) nga *koka (diçka). Ia hoqi (ia zgjidhi) *lakun (dikujt). E hoqi (e zhveshi) *lëkurën (dikush) keq. I hoqi (i rropi, i mori) *lëkurën (dikujt). Ia hoqi (ia preu, ia këputi) *litarin (dikujt). heq (më nxjerr) *mallin (e dikujt a të diçkaje). Hoqi *maskën (dikush) keq. Ia heq (ia gris, ia çjerr) *maskën (dikujt) keq. E heq (e largoj) *mendjen (nga dikush a nga diçka). Heq *mënjanë (diçka). I heq *ndryshkun (dikujt a diçkaje). Ia hoqi * ngojëzën (dikujt). Ia heq *oxhaku (dikujt). E hoqi (e tërhoqi) nga *palltoja (dikë). heqshin për *peri! mallk. Ia hoqi (ia grisi) *perden (diçkaje). Ia hoqi *petën lakrorit (byrekut). Hiq e piq shpesh, dendur. I heq (i shkund) *pluhurin (diçkaje). heq (të vjedh) *potkonjtë (dikush). Nuk heq (nuk luaj) asnjë *presje. E hoqi *qafe (dikë a diçka). Ia heq *rrënja (dikujt). E heq (e provoj) mbi *supe (diçka). Nuk ia heq (nuk ia shkëput) *sytë (dikujt a diçkaje). I heq shapkën (*kapelën) (dikujt). I heq *shkallët (dikujt). Po heq (po jep) *shpirt (dikush a diçka). Ia heq *shtëpia (dikujt). I hoqi *velenxën (dikujt). Ia hoqi *vellon nuses (dikush). I hoqi (i shkuli) *veshin (veshët) (dikujt). E heq (e tërheq) për *veshi (dikë). Hiq e vër atë vetë tamam si ai, gjallë ai (për dikëngjan shumë me një tjetër); bëmë baba të të ngjaj; (sikur) e ka nxjerrë nga hunda (prej hundësh). I hoqi (i vuri) *vizë (vijë) (dikujt a diçkaje). heq *zemra (për diçka). Heq në *zemër (me shpirt) (për dikë a për diçka). E heq *zvarrë (diçka).

HEQJE

HÉQJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Shkëputje, nxjerrje a shqitje e diçkaje nga vendi ku është mbërthyer, lidhur, futur ose shtrënguar; kund. vënie, ngulje, futje, mbërthim, lidhja. Heqja e pullës nga zarfi. Heqja e perdeve nga dritarja. Heqja e baltës nga këpucët. Heqja e lustrës. Heqja e thikës nga këllëfi.
2. Hapje a largim i diçkajeështë e mbyllur ose e mbuluar; kund. vënie, mbyllje, zënie. Heqje e tapës së shishes. Heqje e kapakut. Heqja e lëvozhgës (e lëvores).
3. Nxjerrje jashtë e diçkajeështë brenda diçkaje tjetër; kund. futje. Heqja e plumbit nga trupi. Heqja e bërthamës kumbullës. Heqja e të bardhësvezës. Heqja e vidave (gozhdëve). Heqja e dhëmballës. Heqja e çelësit nga brava.
4. Zhveshje a zbathje e rrobavetrupit etj. Heqja e rrobave. Heqja e kapeles nga koka. Heqje e këpucëve.
5. Çmbështjellje e diçkaje që ka qenë e mbledhur; qërim a rrjepje e lëvozhgës ose i lëkurëssipërfaqesdiçkaje. Heqja e lëkurësmollës. Heqja e lëvozhgësvezës. Heqja e fashës së plagës.
6. Thithje a pirje e diçkaje (raki, duhan etj.); futjemushkëri, përcjellje poshtë; tërheqje. Heqja e një gllënjke raki. Heqja e puros.
7. Tërheqje përpara ose nga vetja e diçkaje; tërheqja a marrja mbrapsht. Heqja e tymit nga oxhaku. Heqja e karrocës nga kuajt. Heqje pas e kërkesës a padisë. Heqje dorë ngadrejtat.
8. Ndërprerje e qarkullimit ose e përdorimit të një objekti. Heqje e mallit nga tregu. Heqje nga qarkullimi. Heqje nga përdorimi.
9. Mosmbajtje a mosvijim i një zakoni apo i një detyrimi. Heqje e zisë. Heqje e rrethimit. Heqje e karantinës. Heqje e regjistrimeve.
10. fig., bised. Përjashtim a largim i dikujt nga një punë a një veprimtari. Heqja nga ekipi. Heqja nga kryesia. Heqja nga rendi i ditës. Heqja e lirisë. Heqje e dënimit me vdekje.
11. Fshirje a zhdukje e diçkaje nga një sipërfaqe. Heqja e njollave. Heqja e pluhurave nga mobiliet.
12. Shlyerje ose largim i një dyshimi; largimi i mendjes nga dikush a nga diçka. Heqja e borxheve. Heqja e shpresës. Heqja e mendjes. Heqja e mërzisë.
13. Prerja, shkëputja, krasitja a shkurtimi i diçkaje nga një e tërë. Heqja e degëvepemëve. Heqja e dhjamthit. Heqja e dhëmbëve. Ka heqje dhe shtesatekst.
14. mat. Zbritje; kund. mbledhje. Veprimet me zbritje.
15. bised. Ndarja a vënia mënjanë e diçkaje. Heqja e parave mënjanë.
16. Kryerja e një pune a një veprimi me një mjet. Heqja e një fshese shtëpisë. Heqja e një pëllëmbe. Heqja e një brisku mjekrës.
17. Udhëheqja a drejtimi i diçkaje. Heqja e valles.
18. fig. Vuajtje e madhe; dhimbje trupore a shpirtërore. Heqje e madhe (e rëndë). Shpëtoi nga heqjet.
19. Ndërzimi i kafshëve. Heqje e qenit.
20. fiz., vjet. Rëndesë. Qendra e heqjes.
Sin.: largim, zhvendosje, nxjerrje, shtytje, shtyrje, shkëputje, shkulje, shpërngulje, tërheqje, ndarje, ndalim, ndërprerje, fshirje, shlyerje, shkurtim, zbathje, zhveshje, rrjepje, qërim, pushim, përjashtim, fshirje, shfryrje, zbulim, zhdukje, dëbim, largim, revokim, shfuqizim, krasitje, shkurtim, zbritje, bërje, futje, dhënie, vuajtje, përballim, mënjanim, ndërzim, rëndesë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.