Fjalori

Rezultate në përkufizime për “murosur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HARK

HAR/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. hist. Armë e bërë me një shufër druri a metalipërkulur dhe me një fillfortëlidhur në të dy anët, që shërben për të hedhur shigjetën. Hark me (pa) çark. Ngreh (shkreh) harkun. Qëlloi me hark.
2. Harkavile; hark me lak. E zuri me hark.
3. gjeom. Pjesë e rrethit ose e çdo vije tjetërlakuar, që pritet nga dy rreze. Harku i rrethit. Gjatësia e harkut.
4. Pjesë e diçkajeështë e përkulur si rreth ose në trajtën e një vijelakuar; gjysmërreth. Harku i rrotës. Harku i kularit. Harku i sharrës. Harku i djepit. Harku i ylberit.
5. arkit. Pjesë e sipërme e një dritareje, dere etj., në trajtë gjysmërrethi; pjesë e një ndërtimi, e përkulur dhe e mbështetur mbi shtylla, mbi këmbët e urës etj., e cila shërben edhe për zbukurim; qemer. Harku i sipërm. Harqet e urës. Urë me harqe. Hark betoni. Hark mbështetës. Hark gotik i mprehtë hark me kulmngushtë, me dy qendra me rrezebarabartë. Hark i murosur hark pa kalim nëpër të. Hark me tri qendra hark i rrumbullakët, i punuar me rrathë. Hark shkarkimi hark për shpërndarjen e ngarkesës. Hark vezak hark me qiellzë vezake. Hark romak hark i rrumbullakët, me qiellzë gjysmërrethore.
6. muz. Shkop druri, me qime kali ose me fije sintetike të tërhequra fort nga njëri skajtjetrin, që përdoret për t’u rënë veglave me tela; vegël me tela, së cilës i bien me një mjettillë. Harku i violinës (i violonçelit, i lahutës) Orkestra e harqeve. Melodi harqesh. Pjesë (koncert) me harqe (muz.).
7. fig. Shtrirje; cak. Në një hark kohor.
8. tek. Vegël e thjeshtë për të rrahur e për të lënurur leshin. Hark për të lënurur leshin vegël e thjeshtë për të rrahur e për të lënurur leshin.
9. spec. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta për llojendryshme harqesh në fushandryshme. Hark elektrik (fiz.) dy shufra karbonilidhura me burimin e rrymës elektrike, që lëshojnë shkëndija me dritë verbuese kur afrohen. Hark gotik i mprehtë (ark.) hark me këndngushtë, në trajtëmajës së heshtës. Hark i brendshëm (ark.) hark me hapje për derë, me madhësindryshme nga harku i jashtëm. Hark i jashtëm (ark.) harkfaqen e jashtmendërtesës, zakonisht më i madh se harku përkatës i brendshëm. Hark i murosur (ark.) hark pa kalim nëpër të. Hark i përmbysur (ark.) hark i lugët nën tubacionet e ujëravezeza etj. Hark i sheshtë (ark.) muratorë mbidyja anët e një hapësire. Hark i ulët (ark.) hark me qiellzë horizontale, me segmentezgjerohen nga bazat lart. Hark mbështetës (ark.) muraturë e harkuarshpërndan ngarkesën e ngritur mbi të. Hark me tri qendra (ark.) hark i rrumbullakët, i punuar me rrathëkanë tre qendra. Hark rrethi (gjeom.) pjesë e rrethitndarë nga dy rreze. Hark rrethor (ark.) qemer mbi mure rrethorë. Hark saldimi (tek.) hark elektrik i krijuarpikat e shënuara për prerje kur rryma elektrike kalon nga elektrodat nëpër gaz. Hark shkarkimi (ark.) hark për shpërndarjen e ngarkesësshtyllave etj. Hark vezak (ark.) hark me qiellzë vezake.
10. si mb. I përkulur, i lakuar. I ka vetullat hark.
11. si ndajf. Rrotull, rreth, qark. U mblodhën (u vunë) hark.
Sin.: gjysmërreth, qemer, urë, lak, harkim, lakore, lakesë, rreth, rrotull, qark, harkavile.

HARKNAJË

HARKNÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT arkit.
1. Hark i madh zakonisht i një ure.
2. Kalim për këmbësorë me tezga ngadyja anët.
3. Strukturë e përbërë nga një sërë harqesh të mbështetur mbi shtylla. Harknajë e mbuluar e kishës (e manastirit) (ark., fet.) kalim i mbuluar nga transepti deri te kapiteli i kishës (i manastirit). Harknajë e plotë (ark.) harknajë e mbyllur. Harknajë e mbyllur (ark.) harknajë e murosur plotësisht.

MUROS

MURÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. I bëj murin diçkaje; e rrethoj a e ndaj diçka me mur; e mbyll a e zë diçka me mur. Muros dritaren (derën).
2. vjet. E mbyll dikëgjallë me mur dhe e lë të vdesë (si dënim).
3. etnogr. E bëj fli dikëthemelet e mureve të një shtëpie, të një kështjelle, të një ure etj., me qëllim që kjo, sipas besëtytnive, të bëhet e fortë e të mos rrëzohet. I kishin murosur burrin (gruan, djalin). E murosëngjallë. E murosënthemele.
4. edhe fig. E mbyll njëherë e përgjithmonë; e mbajmbyllur brenda e nuk e lë të dalë. U murosi derën. E murosi për jetëkullë.
5. fig. E ngul, e bëjzërë vend njëherë e përgjithmonëmendje a në zemër, e ruaj përgjithnjëmendje a në zemër; e mbajpaprekur a të pandryshuar. E murosizemër. Përpiqejmuroste fytyrën e tij në mendje.

MUROSEM

MUR/ÓSEM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Rri mbyllur brenda e shkëput fare lidhjet me njerëzit dhe me jetën e gjallë, mbyllemshtëpi a diku gjetkë e jetoj i vetmuar. Është murosurkullën e fildishtë.
2. fig., vet. v. III vend thellë e njëherë e përgjithmonë te dikush, ngulitetmendjen a në zemrën e dikujt; mbetet i paprekur e i pandryshuar. Ishte murosur thellëzemrën e tij. Iu muros në gji.
3. pës. e MURÓS1-3. U murosëngjallë.

MUROSUR

MURÓSUR (i, e) mb. 1. I mbyllur, i rrethuar a i ndarë me mur, i zënë me mur. Dritare (derë) e murosur.
2.është mbyllur diku i gjallë me mur dhe është lënëvdesë (si dënim).
3. etnogr. është bërë flithemelet e mureve të një shtëpie, të një kështjelle, të një ure etj., që është murosur. Gruaja e murosurkalanë e Rozafës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.