Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MURÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. I bëj murin diçkaje; e rrethoj a e ndaj diçka me mur; e mbyll a e zë diçka me mur. Muros dritaren (derën).
2. vjet. E mbyll dikë të gjallë me mur dhe e lë të vdesë (si dënim).
3. etnogr. E bëj fli dikë në themelet e mureve të një shtëpie, të një kështjelle, të një ure etj., me qëllim që kjo, sipas besëtytnive, të bëhet e fortë e të mos rrëzohet. I kishin murosur burrin (gruan, djalin). E murosën të gjallë. E murosën në themele.
4. edhe fig. E mbyll njëherë e përgjithmonë; e mbaj të mbyllur brenda e nuk e lë të dalë. U murosi derën. E murosi për jetë në kullë.
5. fig. E ngul, e bëj të zërë vend njëherë e përgjithmonë në mendje a në zemër, e ruaj përgjithnjë në mendje a në zemër; e mbaj të paprekur a të pandryshuar. E murosi në zemër. Përpiqej të muroste fytyrën e tij në mendje.
►MUR/ÓSEM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Rri mbyllur brenda e shkëput fare lidhjet me njerëzit dhe me jetën e gjallë, mbyllem në shtëpi a diku gjetkë e jetoj i vetmuar. Është murosur në kullën e fildishtë.
2. fig., vet. v. III Zë vend thellë e njëherë e përgjithmonë te dikush, ngulitet në mendjen a në zemrën e dikujt; mbetet i paprekur e i pandryshuar. Ishte murosur thellë në zemrën e tij. Iu muros në gji.
3. pës. e MURÓS1-3. U murosën të gjallë.
MURÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur muros dikë ose kur murosem.
2. etnogr. Zakon i vjetër, i mbështetur në besime të kota, sipas të cilit duhej varrosur i gjallë një njeri në themelet e një shtëpie, të një kështjelle, të një ure etj. me qëllim që kjo të bëhej e fortë e të mos rrëzohej. Balada e murosjes së gruas (folk.).
MURËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. min. Bëj armatesë për galerinë.
2. ndërt. Rrethoj me mur; ngre mur. Nuk kanë lënë pjesë të qytetit pa e murëzuar me beton.
3. E sakrifikoj dikë duke e futur të gjallë në mur, e muros.
4. fig., vet. v. III E veçon plotësisht nga pjesa tjetër duke lejuar vetëm komunikimin e brendshëm; e izolon nga gjithkush ose gjithçka tjetër. Regjimi i diktaturës e kishte murëzuar vendin.
5. fig., vet. v. III E kthen në diçka të fortë dhe të padepërtueshme; ngre një pengesë të fortë, ngre në mur a përbën një mur. Dhimbja e murëzon bukurinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë