Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BËRBËLÍT (BËRBËLÍS) vep., ~A, ~UR kal. dhe jokal. 1. I shqiptoj fjalët përgjysmë, ngadalë dhe jo qartë; belbëzoj, belbem. Fëmija bërbëliti diçka. Filloi të bërbëliste.
2. Flas nëpër dhëmbë a bisedoj me zë shumë të ulët; mërmërit, pëshpërit. Bërbëlit fjalë të pakuptueshme. Bërbëlit me vete (me zemërim).
✱Sin.: belbëzoj, belbem, mërmërit, murmuroj, pëshpërit, nënërit (nënëris).
GURGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Nxjerr vazhdimisht një zë të mbytur kur rrjedh a kur valon, që tingëllon si gër-gër (për ujin ose për ndonjë lëng tjetër). Gurgullon uji (burimi, përroi).
2. jokal., vet. v. III Rrjedh a vlon duke lëshuar vazhdimisht tinguj të mbytur që ngjajnë si gër-gër (për ujin a për ndonjë lëng). Aty janë dy burime që gurgullojnë.
3. fig., jokal., vet. v. III Zien a vlon heshturazi e pa pushim. Një mori pyetjesh gurgullonin në kokën e tij. Një energji e thellë i gurgullonte brenda shpirtit.
4. fig., jokal., vet. v. III Bëj vazhdimisht thashetheme me zë të ulët. E kanë gabim gojët që gurgullojnë.
5. kim., kal. Fut ajër ose ndonjë gaz tjetër në një lëng, në metal të shkrirë etj. Gurgulloj ajër (metan, gaz).
ßSin.: ziej, vloj, valoj, murmuris, murmuroj.
MURMURÍ/J vep., ~VA, ~RË jokal. Murmurit. murmuroj. Turma murmurinte. Murmurin me vete. Era vazhdonte të murmurinte.
MURMURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur murmuroj.
2. Murmuritje, pëshpëritje. Murmurim zërash.
MURMURÍT (MURMURÍS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. Flas nëpër dhëmbë e me zë të ulët, them diçka mbyturazi; bisedoj me dikë me zë shumë të ulët; pëshpërit. Murmuriti ca fjalë (një lutje, një këngë). Murmuriti nëpër gjumë. Murmurit me vete.
2. vet. v. III Murmuron (lumi, deti etj.). Murmurit deti (lumi). Murmurit pylli. Murmuritin gjethet (ujërat). Murmurit qetë (ëmbël).
✱Sin.: mërmërit, nënërit, shushurit, fëshfërit, murmurij, murmuroj, mërmërit, gurgullon, shushuron, çuçlon.
NUNUK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. Murmuroj, flas nëpër dhëmbë, ndërhundëzoj, nëpërdhëmbem, nynyroj. E shihje vetëm duke nunukuar.
✱Sin.: murmuroj, ndërhundëzoj, nëpërdhëmbem, nunukas, nynyroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë