Fjalori

Rezultate në përkufizime për “murkulloj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MBYLL

MBYLL vep., ~A, ~UR kal. 1. Lëviz derën, kanatin, kapakun e diçkaje etj. dhe e afroj a e puthithapësirën e vet ose në vendinshërben si kalim për të penguar hyrjen e daljen, për të ndërprerë lidhjen ndërmjet mjedisitbrendshëm e atijjashtëm etj.; zë me diçka një hapësirëshërben si kalim; i vë çelësin, shulin a diçka tjetër një dere, një kapaku etj. që të mos hapet; kund. hap, çel. Mbyll derën (dritaren). Mbyll dollapin. Mbyll kutinë (valixhen, arkën). Mbyll sirtarin. Mbyll xhamin e veturës. Mbyll me çelës (me lloz). E mbyllën kalimin (rrugicën) me mur. E mbyll derën nga brenda (nga jashtë). E mbylli përgjysmë.
2. E fut dikë a diçka brenda në një dhomë ose në një vend tjetër dhe i vë një pengesë që të mos dalë, të mos e marrin etj.; e ndryj brenda, e kyç. E mbyll dikë brendashtëpi. I mbylli fëmijëtdhomë. I mbylli kuajt në haur. E mbyllin bagëtinëvathë. E mbylli me kyç. E mbyllënburg e burgosën.
3. Fut diçka brenda në një mbështjellëse dhe e ngjit, e palos a e lidh këtë. E mbylli letrënzarf.
4. Bashkoj a puthit pjesët e diçkaje njëra me tjetrën ose me pjesën kryesore, i afroj a i mbledh kur janëhapura, të shtrira etj.; palos a mbledh diçkashtrirë; kund. hap. Mbyll dorën (gishtat, grushtin). Mbyll sytë (gojën). Mbylle! mos fol! Mbyll çadrën. Mbyll librin (dosjen). Mbyll fizarmonikën. Mbyll qarkun (elektr.).
5. I vë tapën, kapakun etj. një ene; kund. hap. Mbyll shishen. Mbyll tenxheren. E mbylli me tapë (me leckë, me kapak).
6. Zë me diçka një të çarë, një vrimë, një gropë etj., mbush; mbuloj. Mbyll vrimat (plasat, të çarat) e murit. E mbylli vrimën me lecka (me pambuk, me baltë). Mbyll veshët veshët me dorë.
7. Ndërpres lëvizjen a qarkullimin nëpër një vend, pengoj a ndaloj kalimin nga një vend në një tjetër; kund. hap; çel. E mbyllën kufirin. E mbyllën shtegun (kalimin, daljen, hyrjen). I mbylli rrugët.
8. Ndërpres një rrjedhë a një rrymëkalon nëpër një gyp a nëpër një përçues; e vë një aparat, një mekanizëm etj. në një gjendjetillë që të mos punojë ose të pengojë kalimin e diçkaje; ndal, fik, shuaj; kund. hap; çel. Mbyll ujin (gazin). Mbyll çezmën (musllukun). Mbyll dritën (çelësin). Mbyll televizorin (kompjuterin, tabletin, radion).
9. edhe jokal. Ndërpres punën sipas një orari a afaticaktuar në një dyqan, punishte etj.; ndaloj veprimtarinë e një kompanie, të ndërmarrjeje, të një institucioni etj. për një kohëcaktuar a përgjithnjë, i jap fund veprimtarisëtyre; kund. hap; çel. E hapin dyqaninorën tetë dhe e mbyllinorën njëzet. Mbyllën disa fabrika. I mbyllën gazetat. E mbyllën ekspozitën. E mbylli përfaqësinë (ambasadën). Mbyllën shkollat. Dyqani u mbylldarkë. Shpejt, se do ta mbyllim (dyqanin)!
10. I jap fund diçkaje, nuk e vijoj më tej, e ndërpres; e lë me aq sa është diçka, nuk i shtoj më; kund. hap; çel. Mbyll takimin, (mbledhjen, konferencën, kuvendin). Mbyll diskutimet (punimet, bisedën). Mbyll fushatën. Mbyll mbrëmjen (festivalin, konkursin, programin). Mbyll listën (regjistrimet, pranimet). E mbylli fjalimin (ligjëratën) me një thirrjezjarrtë. E mbyllën çështjen.
11. edhe fig. E rrethoj, e qarkoj, e vë në mes; i vë kufi aty ku është, e vë midis kufijsh të caktuar; e vë midis shenjash ose i vë shenjën e fundit. E mbyllën qytetin (fshatin) ngakatër anët. E mbyllën në mes. E mbyllënportë skuadrën kundërshtare (sport.). Mbyll ndër kllapa. Mbyll kllapën (thonjëzat).
12. bised. diku për t’i ruajtur (para, ushqime etj.). Kishte mbyllur parabankë. Kanë mbyllur mjaft drithë (ushqime) për dimër.
13. Mbaroj punë, arrij pikësynimin ose atë që duhet e plotësoj detyrën, përmbush. E mbyllën planin vjetor një muaj para afatit. E mbyllën buxhetin (fin.). E mbylli llogarinë (fin.).
14. fig. Mbush një kohëcaktuar, e jetoj derifund; plotësoj një moshë; ngrys. E mbylli ditën (javën, vitin). E mbylliritë e tij (e saj) hoqi dorë nga gëzimet e rinisë. E mbylli jetën me nder.
Sin.: zë, bllokoj, kyç, ndryj, ngujoj, shtupoj, tapos, shkel, mbutoj, rrethoj, mbush, ndërpres, ndal, ndaloj, përmbyll, fik, shuaj, murkulloj, ndryj, përmbush, përfundoj, përthaj.
Çel (*hap) e s’mbyll (dikush) keq. Sa çel (sa hap) e mbyll *sytë. (Flet) *çel e mbyll (dikush). *Hap (çel) e s’mbyll (dikush) keq. Mbyll (zë) *çarat. E mbyll *defterin (i mbyll defterët) (dikush). E mbylli *derën (dikush). I mbyll *derën (dyert). Ia mbyll (ia zë) *gojën (dikujt). E mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) *gojën (dikush). S’e mbyll gojën (dikush). Ia mbyll (ia zë) *grykën (dikujt) keq. E mbylli *grykën (dikush). E mbylli *gurmazin (dikush) keq. I mbyll *plagën (dikujt). I mbyll *portën (portat) (dikujt a diçkaje). Ia mbylli *rrugën (udhën) (dikujt a diçkaje). E mbylli *sqepin (dikush) mospërf. Mbylli *sytë (dikush). Ia mbylli *sytë (dikujt). Ta mbyll *syrin (dikush a diçka). Mbyll një *sy. Nuk mbyll *sy (dikush). Mbyll një *sy e një vesh. Ia mbyll *shtegun (dikujt a diçkaje). E mbylli *shtëpinë (dikush). Ia mbylli udhën (*rrugën) (dikujt). Mbyll një *vesh. Mbyll *veshët (para diçkaje). Mbyll (zë) *vrimat.

MURKULLIM

MURKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur murkulloj ose kur murkullohet diçka; fshehje, mbulim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.