Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MURËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. min. Armatesë me mur guri. Punime murëzimi. Teknikat e murëzimit. Murëzim primitiv.
2. ndërt. Formë prej dërrasash a prej metali për të derdhur shtylla a dysheme prej betoni, për të mbajtur pjesë të një vepre që ndërtohet etj.; armaturë.
3. ndërt. Strukturë me tulla, me gurë a me beton, e ngritur në formën e murit; ngritje e murit; mbyllje me mur. Gurë të mëdhenj të vendosur për së gjati marrin formën e murëzimit me rreshta. Një tip tjetër murëzimi është ai me blloqe të ngushta.
4. Mbyllje e një njeriu të gjallë në mur, murim, murosje. Murëzimi i grave të reja në themelet e ndërtesës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë