Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mundësor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FITUES

FITÚES,~E mb. 1. Që ka fituar në një luftë, në një garë, në një konkurs etj.; fitimtar. Skuadër (ushtri) fituese. Kënga fituese. Doli fitueskonkurs.
2. Që ka fituar në një lotari. Bileta fituese. Numri fitues. Kandidat fitues
Sin.: fitimtar, mundës, mundësor.

FITUES

FITÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ka fituar në një garë etj.; fitimtar. Fituesit u shpallën menjëherë.
2. Ai që nderohet me një çmim për punën e bërë a për veprimtarinë e tij në një fushëjetës shoqërore. Bashkia nderoi me certifikatë mirënjohjeje fituesit.
Sin.: fitimtar, mundës, mundësor.

MUNDËSOR

MUNDËSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka fituar mbi një tjetër në një ndeshje, në një luftë etj., ai që ka mundur dikë, mundës, ngadhënjyes. Bëri be se do të hynte në atë shtëpi si mundësor. Ishte një mundësor zemërbujar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.