Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HEROÍN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që ka kryer një vepër të lartë trimërie e vetëmohimi në të mirë të kombit, të popullit dhe të atdheut; që është e vlerësuar për guximin, devotshmërinë e lartë në kryerjen e një vepre a detyre. Heroina shqiptare. Heroinë e demokracisë. Nënë heroinë. Nënë Tereza heroina e dhimbjes dhe dashurisë njerëzore.
2. Ajo që është e admirueshme për arritje të mëdha në një fushë të caktuar të dijes a të shkencës ose për ndihmesën e jashtëzakonshme që jep në jetë ose në një drejtim të saj. Nënat shqiptare janë heroina, që nuk kërkojnë asgjë dhe japin gjithçka.
3. let. Protagoniste kryesore në një legjendë, në një gojëdhënë, në një rrëfim, në një roman, në një tregim, në një vepër dramatike a në një film, që zotëron tipare të veçanta të kurajës ose forcës së madhe. Heroina e veprës së Kadaresë. Heroina e romanit të suksesshëm “Demokracia”.
✱Sin.: trime, kreshnike, protagoniste, fitimtare, mundëse, gjysmëperëndeshë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë