Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARKMÁDH,~E mb., bised. 1. Që e ka barkun të madh; barkbuall. Vozë (barkë, shishe) barkmadhe.
2. Me trup të ngjallur e me bark të kërcyer. Njeri barkmadh. Barkmadh e këmbëcingël.
3. Që ha shumë, grykës, i babëzitur.
4. fig., keq. Që pasurohet në kurriz të të tjerëve; parazit. Matrapazë barkmëdhenj.
5. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Barkmëdhenjtë e pangopur.
✱Sin.: barkaçok, barkalaq, barkbardhak, barkdaulle, barkbuall, barkderr, barkthi, barkhambar, barkzhabë, bushiq, mullëmadh, barkledh, barkvozë.
DANGÁLL,~E mb., bised. 1. I shëndoshë e barkmadh; që është me bark të fryrë; dangallmadh.
2. përçm. I trashë nga mendja, jo i zgjuar; që nuk merr vesh e që nuk bindet, i pagdhendur.
3. si kallëzues. Bëhem dangall në të ftohtë ngrij së ftohti. U bëfsh dangall! (mallk.) plaç; vdeksh!
✱Sin.: barkmadh, barkanjoz, barkbuall, barkderr, barkledh, barkvozë, dangallmadh, mullac, mullacak, mullëmadh.
♦ U bë dangall (dikush) hëngri e piu jashtë mase, u fry së ngrëni a së piri; u bë kacek; iu bë barku daulle (dikujt).
MULLËVÓGËL mb. Që e ka mullën të vogël, barkvogël; kund. mullëmadh.
TÓR/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. Dërrasë e madhe dhe e trashë në mullirin e vajit, që shërben për të shtypur ullinjtë; shkelës ulliri. Torku i mullirit të vajit.
2. Enë druri në trajtë govate, ku vihet rrushi për t’u shtypur; govatë për të shtypur rrush; shtrydhëse, shkelës rrushi. Tork i madh (i vogël).
3. Trung druri i gërryer përbrenda, që shërben për të mbajtur misër. E hidhnin (e ruanin) misrin në tork.
4. fig. Barkalaq, barkmadh, mullëmadh. Edhe pse i ri, është bërë si tork.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë