Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INTERESÍM,~I m. Vëmendje e kujdes i veçantë që tregoj për dikë a për diçka, përqendrim i vëmendjes, i mendimit etj., interes; pjesëmarrje e gjallë e me dëshirë në një punë, në një çështje etj.; kund. çinteresim. Interesim i madh (i gjallë, i vazhdueshëm). Interesimi për mësimet (për folklorin, për sportin). Mungesë interesimi. Tregoi (ngjalli) interesim. Ndjek me interesim.
✱Sin.: interes, vëmendje, kujdes, mirësi, mukajet.
MÚKAJÉT,~I m., bised. 1. Kujdesi e interesim që tregojmë për dikë a diçka. Mukajeti për punën. Njeri me mukajet. Bëhet mukajet tregon kujdes, shqetësohet e përpiqet për diçka, nuk e lë pas dore. Nuk më qe bërë mukajet të bëja një video. S’është i mukajetit nuk ia hyn vetë një pune, nuk vepron vetë, duhet ta shtyjë dikush.
2. Përpjekje për të bërë mirë diçka. Me mukajet dhe bashkëpunim ngritën një ndërtesë. Për mukajet mbetën pa u takuar. Mukajeti të lë pa martuar.
✱Sin.: kujdes, interesim, përpjekje.
MUKAJÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që shqetësohet dhe interesohet, që bën përpjekje, që bën mukajet; kund. i pamukajetshëm. Njeri i mukajetshëm.
✱Sin.: i kujdesshëm, i përpjekur, i interesuar.
PAMUKAJÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk bën mukajet; që nuk është i mukajetshëm; i pakujdesshëm, i papërpjekur; kund. i mukajetshëm. Njeri i pamukajetshëm.
✱Sin.: i pakujdesshëm, i papërpjekur.
PËRPJÉKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përpjek ose kur përpiqem. Përpjekja e duarve (e këmbëve). Përpjekja e dy makinave (e trenave).
2. Gjendja pasi përpjek a pasi përpiqem. Ka përpjekje mendimesh.
3. Përqendrimi i vullnetit dhe i forcave fizike e mendore për t’ia dalë në krye një pune ose për të arritur diçka; mënyrë që përdor dikush për t’ia dalë në krye një pune; mundim, orvatje. Përpjekje të mëdha (këmbëngulëse, të pandërprera, të përditshme). Përpjekje e kotë. Përpjekjet e popullit tonë për liri e pavarësi. Bëj përpjekje përpiqem. Kërkohen shumë përpjekje. Bëri të gjitha përpjekjet. Nuk i shkuan kot përpjekjet.
4. Luftim i shkurtër, ndeshje me armë ndërmjet pak forcave; luftim. Përpjekje me armë ndërmjet bandave të drogës. Në përpjekje me armiqtë e kombit e të shqiptarisë.
✱Sin.: përplasje, trokitje, ndeshje, orvatje, tentativë, rropatje, çallëstisje, çalltisje, përçapje, përpëlitje, mundim, zor, goditje, takim, pjekje, përputhje, pajtim, sprovim, rrekje, këmbëngulje, zell, mukajet, shtërzim, zorim, luftim, betejë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë