Fjalori

Rezultate në përkufizime për “muhaxhir”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MUHAXHIR

MUHAXHÍR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Ai që detyrohetlargohet nga vendi i tij kur mbetet pa plëng e pa shtëpi (nga një fatkeqësi, nga përndjekjet etj.) dhevete në një vend tjetër për të kërkuar strehim e mbrojtje; ardhës, i shpërngulur, refugjat. Turmat (karvanët) e muhaxhirëve. Iku si muhaxhir. U nisën malit si muhaxhirë. qytet u grumbulluan muhaxhirët.
Sin.: ardhës, ardhacak, i ardhur, i shpërngulur, refugjat.

REFUGJAT

REFUGJÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ikën nga vendi i vet ku jeton përherë për t’i shpëtuar luftës, një katastrofe natyrore, përndjekjes politike, fetare, raciste etj. dhe kërkon strehim në një vend tjetër; i ikur, ikanak, azilkërkues. Refugjat politik. Refugjatët e luftës. Grupe refugjatësh. Kampi i refugjatëve. Ndihma për refugjatët. Zyra e Komisionerit të LartëKombeveBashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Sin.: i ikur, ikanak, ikacak, i shpërngulur, muhaxhir.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.