Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MUGULL/ÓNI vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III 1. Lëshon syth a bulë, i shpërthejnë sythat; i dalin filiza nga sythet; fillon të mbijë, fillon të dalë (bari, gjethi etj.). Mugulluan pemët (drurët). Mugulloi i gjithë pylli. Mugulloi bari. Gjethi ende nuk kishte mugulluar.
2. Mbulohet me bar të njomë, vishet me gjelbërim, bleron (për një vend në pranverë). Mugulluan fushat (malet).
3. biol. Kryhet kalimi nga jeta e fshehur ose e fjetur në atë aktive në farë. Mugulloi fara.
MUGULLÚAR (i, e)II mb. I mjegulluar, i mugëtuar. Zbriti në aeroportin e mugulluar. Hodhi vështrimin e mugulluar nga perdet.
PËRKËMBUR (i, e) mb. 1. Që është ngritur më këmbë e ka filluar të eci vetë; i rritur (për fëmijët). I ka fëmijët të përkëmbur.
2. Që ka filluar të rritet e të hedhë shtat; që është ngritur më këmbë pas shiut, erës etj. Grurë i përkëmbur. Bimë të përkëmbura (pas shiut).
3. Që ka filluar ta marrë veten pas një sëmundjeje ose pas një gjendjeje të rëndë ekonomike etj.
✱Sin.: i mëkëmbur, i rritur, i zhvilluar, i filizuar, i mugulluar, i bulëzuar, i riçuar, i ringritur, i rimëkëmbur, i përmirësuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë