Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mugëtohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGULLOHET

AGULL/ÓHET jovep., ~ÚA (u) ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. Agon, agullon, mugëton.
2.perde, vagëllohet, vishet me perde (për sytë). janë agulluar sytë.
Sin.: vagëllohet, mjegullohet, agullohet, avullohet, mugëtohet.

MUGULLOHET

MUGULL/ÓHETII jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Mjegullohet, mugëtohet. Kur pritejprocesi të qartësohej, ai është mugulluarshumë. Për një pjesë tjetër kujtimet janë mugulluar.

MUGËTOHET

MUGËT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. Bëhet muzg, bie muzgu. Filloimugëtohet.
2. Bëhet i turbullt ose i paqartë (për shikimin, pamjen etj.). Pamja mugëtohet.
3. fig. Fillon e humbet qartësinë, bëhet i errët dhe i pakuptueshëm (për një mendim, për një ngjarje etj.). Një ngjarje fillon e mugëtohet me kalimin e kohës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.