Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mugëtirë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DALËDRITË

DALËDRÍT/Ë,~A f. Koha kur nis të zbardhë dita; drita e parë e mëngjesit
Sin.: ag, agim, agull, aurorë, zbardhëllim, mjegulli, mugë, mugëtirë, të gdhirët, zbardhje.

DARKËHERË

DARKËHÉR/Ë,~A f. Koha e darkës; koha kur ngryset, mbrëmja. Takohen (ia shtrojnë muhabetit) çdo darkëherë. Erdhi në (me) darkëherë.
Sin.: muzg, mugëtirë, mbrëmje, ndajnatë.

GJYSMERRËSIRË
GJYSMËHIJE

GJYSMËHÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Hije jo e plotë, hije jo shumë e errët; vend ku bie një hije e dobët. Gjysmëhija e një peme. Gjysmëhija e abazhurit. Qëndrontegjysmëhije.
Sin.: dritëhije, hijedritë, mugëtirë, mugë.

GJYSMËMUGËTIRË

GJYSMËMUGËTÍR/Ë, ~A f. Mugëtirë jo e plotë; gjysmerrësirë. Gjysmëmugëtira e mëngjesit.

MUGËSI
MUGËSIRË

MUGËSÍR/Ë,~A f. Mugëtirë. U ngritmugësirë pa dalë drita.

MUGËT
MUGËT

MÚGËT,~IT (të) as. Mugëtirë, gjysmerrësirë. Ai zbristefshat në të mugët. Sa perëndonte dielli, zbristemugëtit. Zbritiqytet ndajmugëtit për të mos rënë në sy. Tunden gjethet e pemëve në të mugët. Të mugëtit e mbrëmjes (e mëngjesit). U largua që në të mugët. Filloi (ra) të mugëtit.

MUGËTIM
MUGËTIRË

MUGËTÍR/Ë,~A f. 1. Dritë e dobët shpërndarë nga qielli fill pas perëndimitdiellit ose pak përpara lindjes së tij, gjysmerrësira e mbrëmjes ose e agimit, mug; koha kur zë e gdhin ose kur zë e ngryset, muzg; buzëmbrëmje ose buzë mëngjesit. Ishte ende mugëtirë. Drita e asaj mugëtire ishte e pakët për të dalluar orenditë. Vjen mugëtira e mbrëmjes (e natës, e mëngjesit). Ra mugëtira. Mugëtira po dendësohej. U mugëtirë u ngrys, u err. U nis që me (në) mugëtirë. Ndaj mugëtirës u largua.
2. qenët i pandriçuar mirë, gjendje me ndriçimzbehtë, gjysmerrësirë. Hëna matanë maleve u mugëtirë. Nuk ia shihja dot fytyrën në mugëtirën e pyllit (e dhomës, e kabinës). Në mugëtirën e asaj dite (e asaj shtrëngate).
3. fig. Gjendje e paqartë a e turbullt, mjegulli; njohja jo e mirë a jo e plotë e diçkaje, dije e pamjaftueshme, paqartësi. Në mugëtirën e shekujve. Ishtemugëtirë e s’dinte si të bënte. I mbuluar nga mugëtira mijëvjeçare.
Sin.: gjysmerrësirë, mug, muzg, buzëmbrëmje, paqartësi.

MUGËTIRË
MUZGËTIRË
TRETEM

TRÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., kryes. v. III Shkrin në ujë ose në një lëng tjetër, bëhet i lëngshëm duke u përzier e duke u shkrirë në një lëng (për lëndë zakonishtngurta). Sheqeri (kripa) tretet në ujë. Rëra nuk tretet në ujë. Mos ki frikë nga shiu, se nuk tretesh!
2. vetv., vet. v. III Kthehetgjendjelëngët, kur e ngrohim a kur e nxehim, shkrin. U tret dëbora. Gjalpi u tret. Dhjami tretet shpejt.
3. vetv., vet. v. III Bluhet mirëstomak e hollohet për t’u thithur nga organizmi (për ushqimet). Ushqimetreten lehtë. Mishi i viçit tretet shpejt. Nuk tretet. Mezi tretet.
4. vetv. Prishem; kalbem. U tretdhe.
5. vetv. Dobësohem shumë nga trupi, ligem nga shëndeti, hiqem. Është tretur shumë. Është treturfytyrë. U tret si qiri. Qe tretur e kulluar qe dobësuar shumë. Bagëtia tretet ca në dimër.
6. fig., vetv., vet. v. III Harxhohet shpejt e pa e kuptuar, shkon i gjithë, shkrin. U tret qymyri. U tret pasuria.
7. vetv., vet. v. III Zhduket brenda diçkaje, futet diku a pas diçkaje e nuk dallohet më; humb. Hëna (dielli) u tret pas reve. U treterrësirë (në mjegull, në terr). Dritat treteshinmugëtirë (në largësi).
8. fig., vetv., vet. v. III Largohet, ikën a zhduket. Shqetësimet u tretën si tymi. Iu tret buzëqeshja nga fytyra. M’u tret gjumi.
9. pës. e TRET.
Sin.: shkrin, prishem, kalbem, dobësohem, hiqem, hollohem, hahem, përthahem, terem, tukeqem, drobitem, këputem, leqendisem, ligem, ligështohem, lëkurem, fijohem, labërgohem, mbaroj, mbarohem, humb, largohet, ikën, zhduket.
Iu tret *dhjami (dikujt).

VAGËLLIMË
VAGËLLOJ
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.