Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MUGËLL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Nis të erret ose të zbardhë; mezi duket në gjysmerrësirë. Në të ngrysur pllaja mugëllohet.
MUGËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E shoh si nëpër mjegull, e shoh turbull, vetëm sa e dalloj pak. Ai sa e mugëllonte rrugën.
2. jokal., vet. v. III Zë e ngryset ose zë e gdhin, sapo nis të erret ose të zbardhë, bie gjysmerrësira e mbrëmjes a zë largohet errësira e natës, muget. Nisi të mugëllojë.
3. jokal. Nuk ndriçon plotësisht qartë, e ka dritën si të turbullt, mezi i duket drita; sa ka filluar të duket a të dallohet, mezi shquhet në gjysmerrësirë. Mugëlloi hëna. Mugëllojnë yjet. Po mugëllonin malet.
4. fig., jokal. Përvijohet diçka në mendje, më shfaqet një ide a imazh i turbullt në mendje. Edhe te të tjerët po mugëllonte e njëjta ide.
TÚRBULL ndajf. 1. Duke qenë i përzier me lëndë të tjera jo të pastra ose me diçka të trashë (për lëngjet); duke pasur ujë jo të kulluar (për lumin etj.). Vjen lumi turbull. Ka ardhur lumi turbull.
2. Me re a me mjegull, vrenjtur, jo kthjellët (për kohën). Moti qenka turbull sot. Qielli duket turbull.
3. Në mënyrë që nuk shihet a nuk duket mirë, jo qartë, errët; nëpër të, jo kthjellët; kund. qartë. Rruga dukej turbull. Shikoj turbull. Për shkak të avullit, dukej turbull në pasqyrë.
4. fig. Jo mirë, jo me të gjitha hollësitë; jo qartë, si nëpër të. Më kujtohet turbull. Më vjen ndërmend turbull.
5. Në gjendje jo të mirë shpirtërore, pa qejf, me mërzi; si i sëmurë, jo i mirë. Jam turbull sot. Ndjehem turbull.
✱Sin.: errët, vrenjtur, mugët, mugëll, mbytur, murrtas, vagëllimthi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë