Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mug”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MUG

MU/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET Gjysmerrësira pas perëndimitdiellit ose pak përpara lindjes së tij, gjysmerrësirë e mbrëmjes ose e agimit; koha kur zë e ngryset ose kur zë e gdhin; muzg; vagëllimë. Mugu i natës (i mbrëmjes). Mugu po dendësohej. Erdhi (u nis) në mug.
Sin.: gjysmerrësirë, muzg, mugëllim, mugëlltirë, mugësi, vagëllimë.

MUGË
MUGËTIRË

MUGËTÍR/Ë,~A f. 1. Dritë e dobët shpërndarë nga qielli fill pas perëndimitdiellit ose pak përpara lindjes së tij, gjysmerrësira e mbrëmjes ose e agimit, mug; koha kur zë e gdhin ose kur zë e ngryset, muzg; buzëmbrëmje ose buzë mëngjesit. Ishte ende mugëtirë. Drita e asaj mugëtire ishte e pakët për të dalluar orenditë. Vjen mugëtira e mbrëmjes (e natës, e mëngjesit). Ra mugëtira. Mugëtira po dendësohej. U mugëtirë u ngrys, u err. U nis që me (në) mugëtirë. Ndaj mugëtirës u largua.
2. qenët i pandriçuar mirë, gjendje me ndriçimzbehtë, gjysmerrësirë. Hëna matanë maleve u mugëtirë. Nuk ia shihja dot fytyrën në mugëtirën e pyllit (e dhomës, e kabinës). Në mugëtirën e asaj dite (e asaj shtrëngate).
3. fig. Gjendje e paqartë a e turbullt, mjegulli; njohja jo e mirë a jo e plotë e diçkaje, dije e pamjaftueshme, paqartësi. Në mugëtirën e shekujve. Ishtemugëtirë e s’dinte si të bënte. I mbuluar nga mugëtira mijëvjeçare.
Sin.: gjysmerrësirë, mug, muzg, buzëmbrëmje, paqartësi.

NGRYSJE

NGRÝSJ/E,~A f. 1. Koha fill pas perëndimitdiellit; fillimi i natës; muzgu i mbrëmjes. ngrysje. Na zuri ngrysja. Ngrysja e ditës.
2. fig. Marrja e një pamjeje serioze e të vrenjtur. Ngrysja e vetullave.
Sin.: vrenjtje, errësim, errje, muzg, shtyrje, mugë, mug, zymtim, zymtësi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.