Fjalori

Rezultate në përkufizime për “muet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BLORIT

BLORÍT vep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III Bën mu, muet. Blorit kau. - Ç’ka mëshqerrablorit?

BROHOLITET

BROHOLÍT/ET jovep., ~(u), ~UR vetv., vet. v. III Pëllet; bërlyket, muet. Qeve u ra era ujk e filluan të broholiten nga frika.

BURIT

BURÍT vep. ~I, ~UR krahin., jokal., vet. v. III Bërlyket, muet. Burit kau.

BYRYKATEM

BYRYKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. 1. vet. v. III Byrytet, bërlyket, muet, pëllet.
2. fig., keq. Bërtas shumë, çirrem.

BYRYLEGET

BYRYLÉG/ET jovep., ~(u), ~UR vetv., vet. v. III Byrytet, muet.

MU

MU onom. Përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut kur muet. Lopa bën mu.
Bën mu (diçka) është fare e qartë, duket sheshit, bie në sy menjëherë.

MUKON

MUK/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Muet (për lopën kur ndjell viçin).

MUÇIT

MUÇÍT vep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III Pëllet, muet (lopa, kau).

PËLLAS

PËLL/ÁS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR jokal. 1. vet. v. III. Bërtet (për lopën, kaun ose gomarin). Pëlliti mëshqerra. Po pëllasin gomarët.
2. fig., bised., tall., keq. Flas me zë të lartë, bërtas, flas kot e shumë sa i mërzittjerët. Ule zërin, pse pëllet ashtu.
Sin.: pall, muet, muçit, mukon, garrit, buluron, bulurin, bulurit, ulërin, bërtas, çirret, bërlyk, bytërin.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.