Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MSHEL vep., ~A, ~UR kal. 1. Mbyll; kund. hap, çel. Mshel derën (dritaren). E ka mshelur shtëpinë me dry. I msheli pulat në kotec. Ma keni mshelur derën e shtëpisë (edhe fig., nuk më pranoni më në shtëpi). E kam mshelur llogarinë bankare. I msheli sytë (edhe fig., i mbylli sytë, vdiq).
2. Mbyll me kyç a me çelës, kyç. E kam mshelur derën me çelës.
3. Mbuloj (me dhe, me kapak etj.) E mshelën varrin.
4. E fus në burg, e mbyll në izolim; kund. nxjerr; liroj. U munduan t'i mshilnin në burg.
5. entogr. Mbyllem brenda banesës dhe nuk dal për një kohë të caktuar, ngujohem, ndryhem.
6. I jap fund; nuk e vazhdoj më; e përfundoj, e mbyll; kund. hap, çel. Ti e di çfarë gabimi ke bërë, por unë dua ta mshel. E msheli debatin. E mshelën projektin. E mshelëm edhe këtë vit. Mshele gojën e mos llomotit kot! (fig.) mos vazhdo të flasësh, mbylle gojën.
7. fig. Mbyll mendjen a zemrën; kund. hap, çel. E msheli zemrën dhe nuk dashuroi më.
►MSHÍLEM jovep., MSHÉLA (u), MSHÉLUR
1. etnogr., vetv. Ngujohem, ndryhem. U mshel prej hasmërisë.
2. fig., vetv. Mbyllem në vetvete. U mshel djali, nuk e dimë çfarë ka.
3. pës., vet. v. III e MSHEL. U mshel dera. U mshel një projekt i madh. U mshelën dyert e bashkëpunimit. Ventilator që mshilet. U mshel firma (kompania).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë