Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MRRUDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Rrudh fytyrën ose një pjesë të saj, vrenjt, mbledh. Mrrudhi ballin në përpjekje për të kuptuar ato fjalë. E mrrudhi fytyrën prej dhimbjes. Mrrudh vetullat (buzët) E mrrudhi gojën nuk e hapi gojën për të folur, e mblodhi, e mbylli gojën. Ia mrrudhën gojën nuk e lanë të fliste, ia mbyllën gojën.
2. Mbledh një pjesë të trupit (për këmbët, për duart, për gishtat etj.); e bëj të mblidhet a të rrudhet. Mrrudhi këmbët. Mrrudhi krahët. Dielli ia mrrudhi sytë e veckël.
3. fig. Shkurtoj shpenzimet, kursej. E mrrudhi edhe pak dorën.
4. fig. Ngushtoj, kufizoj, tkurr. E mrrudhën veprën e tij. A po e mrrudh kjo demokracinë? Shqetësimi ia mrrudhën zemrën.
✱Sin.: rrudh, mbledh, kursej, kufizoj.
►MRRÚDH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me rrudha në fytyrë për shkak të një emocioni, ndjesie a dhimbjeje. Iu mrrudh balli kur dëgjoi atë gjë.
2. vetv. Rrudhem për shkak të moshës a të një sëmundjeje. Ishte mrrudhur në fytyrë e tëra.
3. vetv. Përkul trupin dhe e mbledh si lëmsh, kruspullohem, tulatem. U mrrudh i tëri përbri vatrës. U mrrudh si shtupë. Qe mrrudhur këmbë e krye.
4. fig., vetv., vet. v. III Shkurtohet, kufizohet, tkurret. Lista e tij e ëndrrave u mrrudh.
5. pës. e MRRUDH. Zemra e saj u mrrudh prej xhelozisë. U mrrudh nga dhimbja.
✱Sin.: rrudhem, kruspullohem, tulatem, tkurret.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë