Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MRRÓLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka rrudhur fytyrën (nga pakënaqësia, nga dyshimi etj.), që ka fytyrë të vrenjtur, i zymtë. Ishte kaq i mrrolshëm. Kështu, i mrrolshëm, nuk flet asgjë.
✱Sin.: i vrenjtur, i zymtë, i ngrysur, fytyrëngrysur, vetullngrysur, ballëngrysur, i murrëtyer, i ngrysët, i mugët, ballëvrenjtur, fytyrëvrenjtur, ballënxirë.
VRANSHËM ndajf. 1. Me vranësira, vrenjtur, vranët. Sot është vranshëm (koha, moti).
2. fig. Me fytyrë të vrenjtur, mrrolshëm, fytyrëngrysur. Na hodhi një vështrim vranshëm dhe u largua menjëherë. Rrinte vranshëm. Pse po rri vranshëm? Pse po na sheh vranshëm? Na foli vranshëm. Ia lëshoi sytë vranshëm.
✱Sin.: vrenjtur, mrrolshëm, mazujshëm, murgshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë