Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mrrolem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TARTAROSEM
TERRISEM

TERRÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. fig. Vrenjtem, mrrolem, nxij, sterroj, terrohem. Ç’kishteishte terrisur ashtu?
2. vet. v. III Errësohet (moti), bëhet terr (errësirë); bie nata. Shpejtkthehemi se u terris. Sapo kishte nisur të terrisej, u dëgjua një krismë.
Sin.: vrenjtem, mrrolem, nxij, sterroj, terrohem, erret, terret, ngryset, errësohet.

VRENJTEM

VRÉNJT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Vishet qielli me re, prishet koha; kund. kthjellohet. U vrenjt qielli. Është vrenjtur moti. U vrenjt koha.
2. fig. Rrudh vetullat, ballin, fytyrën kur kam një shqetësim, kur zemërohem ose kur biemendimethella, marr një pamjeashpër a të egërfytyrë; shpreh një pamjetillë; ngrysem; kund. çelem. U vrenjtfytyrë. U vrenjt nga zemërimi. U vrenjt kur e pa. Iu vrenjt fytyra.
Sin.: ngrysem, serohem, errem, nxihem, murrëtohem, zymtohem, mrrolem, vranem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.