Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mrekullohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MAGJEPSEM

MAGJÉPS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Jam nën efektin e magjisë; kund. çmagjepsem.
2. vetv. Tërhiqem shumë pas dikujt a pas diçkaje, mbetem pa mend; mahnitem, mrekullohem.
3. pës. e MAGJÉPS. Ai ishte magjepsur nga dashuria.
Sin.: tërhiqem, mahnitem, mrekullohem.

MAHNITEM

MAHNÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Habitem shumë dhe kënaqem nga diçka e bukur apo e jashtëzakonshme, etj.; mbetem me gojë hapur. U mahnitën kur mësuan historinë e atij vendi.
2. pës. e MAHNÍT. U mahnitën nga zëri i tij.
Sin.: habitem, çuditem, mrekullohem, magjepsem.

PËRBINDEM

PËRBÍND/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Bindem sa habitem; mrekullohem; bindem. E vërente duke u përbindur.

ÇUDITEM

ÇUDÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. vjen çudi, nuk e besoj diçka; habitem. Çuditem me të. U çudita fort (tepër). U çudita kur e pashë. S’ka gjë për t’u çuditur. Çuditem si nuk e kuptoni këtë. Nuk është për t’u çuditur që... U çudita me egërsinë e zërit tim.
2. vetv. Mbetem pa fjalë përpara diçkajejashtëzakonshme ose shumëmirë, mahnitem. U çudit gjithë bota (fshati...). Çuditem se si orientoheshkëtë tymnajë. Të gjithë çuditeshin me shqiponjën.
Nuk është për t’u çuditur edhe mundndodhë, ka të ngjarë, s’është e pamundshme, mos u çudit po ngjau; s’është çudi.
Sin.: habitem, mahnitem, shtangem, mrekullohem, magjepsem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.