Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mrekullisht”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FQINJËSOJ

FQINJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Kam marrëdhëniemira me fqinjët. Fqinjëson mrekullisht me të tjerët.

PAQ

PAQ ndajf., bised. 1. Pastër. E mban shtëpinë (oborrin) paq.
2. Shumë mirë, ashtu si duhet, në rregull. E ka bërë punën paq.
3. Plot e përplot, me shumicë; sa të ngopet; me tepri, shumë. Piu (hëngri) paq. U ngopën (ia shtruan) paq. E mbushi paq. Ishte paq me grurë (me misër).
4. shak. Sipas kokës, siç e meriton, ashtu si duhet; sa e dendi. Ia bëri paq. E goditi (e rrahu) paq.
5. Qetë, pa u shqetësuar. Flinte (dremiste) paq.
Sin.: pastër, mirë, qetë, qetësisht, mrekullisht.
Ia bëri paq (dikujt) ia punoi ashtu siç e meritonte, ia ktheu sipas sjelljes së tij; ia ndreqi qejfin; ia ndreqi samarin. Jemi paq (me dikë) nuk kemillogari për të larë me njëri-tjetrin, jemilarë, as më ka e as i kam.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.