Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mposhtur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANDEJ

ANDÉJ ndajf. 1. Në atë anë, në anën tjetër nga ajo ku ndodhemi, nga ajo anë; në atë vend, në një vend tjetër nga ai ku ndodhemi, nga ai vend; në atë drejtim, asaj ane; kund. këtej. Shkoi andej. Vij prej andej. Shoh andej. Ikuandej. Andej tutje (matanë).
2. Në një vend jo afër, që tregohetmënyrë pak a shumëpërcaktuar. Andej nga arat. Andej nga Myzeqeja. Andej pari.
3. Në një kohëafërt me një kohë tjetërnjohur, në një kohë pak a shumëpërcaktuar; që nga ajo kohë. Andej nga dreka (nga mëngjesi, mbrëmja). Andej nga marsi. Andej e prapa. Më andej gjatë, më tepër; pastaj.
4. fig., bised. Për atë gjë, për atë çështje, për atë punë; nga ato gjëra, nga ato punë. S’dëgjon andej ai. Nuk pyet (nuk merr vesh) andej ai.
Andej e këtej (sa andej këtej). 1. shih lart e poshtë. 2. Herë nga një anë, herë nga ana tjetër; sa majtas djathtas. *Bam këtu e bam atje (bam këtej e bam andej). S’dëgjon andej (dikush). 1. Është i fortë, duron shumë a qëndron pa u mposhtur, s’do t’ia dijë, nuk ke ç’i bën. 2. shih s’dëgjon nga ai vesh (dikush). Dhashë andej e dhashë këtej u përpoqa me të gjitha mënyrat e mjetet për të bërë diçka, u mundova shumë duke i provuargjitha mundësitë e mënyrat për t’ia arritur diçkaje; e rraha diçka ngagjitha anët; u rreka me dikë a me diçka; dhashë e mora; dhashë e bot. Këtej të *lan e andejlyen (dikush) keq.

BOMBË

BÓMB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Predhë me madhësi e me formandryshme, e mbushur me lëndë shpërthyese a me lëndëtjera dëmtuese, që hidhet me dorë ose që lëshohet nga ajri me aeroplan; granatë. Ndezësi i bombës. Doreza e bombës. Shpërthimi i bombës. Sulm (kërcënim) me bomba. Hedh (lëshon) bomba. Plasi bomba. Alarm për bombë.
2. usht. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojebombës. Bombë atomike bombë e shfarosjes në masë, me fuqimadhe shpërthyese, që shfrytëzon energjinë e atomit. Bombë aviacioni bombëlëshohet nga aeroplani. Bombë bakteriologjike bombë me mbushje bakteresh, që përhap sëmundje atje ku shpërthen. Bombë djegëse bombë e ndërtuar për t’u vënë zjarrin depove me lëndë djegëse. Bombë dore granatë. Bombë elektromagnetike bombë me impulsfuqishëm elektromagnetik në dendurinë e mikrovalës, që përdoret për të prishur pajisje elektronike. Bombë me fuzion bombë e shfarosjesmasë, që përfton energji shkatërruese nga fuzioni bërthamor. Bombë me gaz bombë kimike e mbushur me gaz lotsjellës, mbytës, etj. Bombë me gaz lotsjellës bombë me mbushje gazi, që ngacmon nervat pamorë dhe, në rasteskajshme, mundshkaktojë verbim. Bombë me gaz mbytës (qelbës) bombë e vogëllëshon erë të qelbur kur plas. Bombë me hidrogjen bombë e shfarosjesmasë, më e fuqishme se bomba atomike, që e përfton fuqinë shpërthyese nga reaksioni i fuzionit termobërthamor i izotopeve të hidrogjenit. Bombë kimike bombë e mbushur me lëndë kimikegaztë, të lëngët a të ngurtë për të vrarë a për të dëmtuar njerëz. Bombë me kobalt bombë atomike hipotetike, që mendohetpërdorë kobalt si ndotës kryesor radioaktivmjedisit. Bombë me napalm bombë me fuqimadhe djegëse, e mbushur me kripërapërziera me benzinë. Bombë me neutron armë bërthamore e projektuar për të prodhuar një numërmadh neutronesh me shpërthimdobët dhe shkallëlartëndotjes radioaktive afatgjatë. Bombë e nënujshme bombë e thellësisë. Bombë plastike bombëpërdor lëndë shpërthyese plastike si Semteksi dhe C-4. Bombë me pluton bombë e shfarosjesmasë, që krijon energjijashtëzakonshme nga ndarja e bërthamësuraniumit 235 ose të plutonit 239. Bombë radiologjike bombëpërmban lëndë radioaktive. Bombë robot raketë reaktive e vogël me krahë, e armatosur me bombë; bombë fluturuese. Bombë me sahat bombë me mekanizëm shkrepës, që vihetveprim në një kohëcaktuar. Bombë me shpërthimvonuar bombë aviacioni, me mekanizëmrregullon shpërthimin disa çaste a ditë pas hedhjes. Bombë termobërthamore bombë e shfarosjesmasë, që krijon temperatura tepërlarta nga reaksionet bërthamore. Bombë tymuese bombëlëshon sasimadhe tymi kur ndizet. Bombë e thellësisë mbushje shpërthyeselëshohet nga anija ose nga aeroplani në ujë dhe shpërthen në një thellësillogaritur për të dëmtuar nëndetëset. Bombë thërrmuese bombë me kasëtrashëthërrmohet në një numër shumëmadh ciflash kur plas. Bombë zjarrvënëse bombë djegëse.
3. gjeol. Copë llavedel nga krateri i vullkanit menjëherë pas gazeve dhemerr trajtën e një lëmshi. Bombë gjeologjike.
4. fig., bised. Goditje e rëndë dhe e papritur; diçka e papritur dhebën shumë përshtypje. Ai lajm qe një bombë për të.
Ra bomba ndodhi diçka papritur, ngjau befas e shkaktoi një goditjerëndë, shkatërrim a përshtypjemadhe. Bombë me sahat libr. diçka e rëndënga çastiçast mundvijë a të ndodhë dherrezikojë a të dëmtojë; minë me sahat. Bombë tymuese (tymëse) libr. mjet a mënyrëpërdoret për të trembur dikë, po pa i shkaktuar asnjë dëm; mjet mashtrimi për të mposhtur dikë a për t’ia arritur diçkaje. Plasi bomba ndodhi një e papritur e rëndë; shpërtheu diçka e keqe e dëmtuese. I plasi bombaduar (në dorë) (dikujt) iu zbulua papritur diçka e keqe dhe e rëndë, që nuk dontemerrej vesh ngatjerët; i dolishesh diçka e papëlqyer, që përpiqej ta fshihte ose ta bënte pa u ndier.

DUMPING

DUMPÍNG,~U m., ek. Shitje e mallrave nga një shtettregjet e jashtmelirë se brenda vendit për të mposhtur konkurrentët, për të bërë presion ekonomik ose për të fituar tregjereja. Çmime dumpingu. Politika e dumpingut.

GJUNJËZOHEM

GJUNJËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Bie ose ulemgjunjë para dikujt a diçkaje, përgjunjem. U gjunjëzua para trupit të tij.
2. fig. Përulem para forcësdikujt, e pranoj vetenmposhtur, biegjunjë; kërkoj mëshirë; përgjunjem. Nuk gjunjëzohemi para padrejtësive.
Sin.: përkulem, kërrusem, përulem, mposhtem, nënshtrohem.

GJUNJËZUAR

GJUNJËZÚAR (i, e) mb. 1. është i ulurgjunjë. Rri i gjunjëzuar.
2. fig. I nënshtruar; i përgjunjur. mirëvdesëshkëmbë, sesarrosh i gjunjëzuar (fj. u.).
Sin.: i përulur, i mposhtur, i robëruar, i kërrusur.

KRIPË

KRÍP/Ë,~A f. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. Lëndë e bardhëtrajtë kokrrizash, por e tretshme në ujë dhe me shijenjelmët, që nxirret nga avullimi i ujitdetit ose nga nëntoka, e cila përdoret për t’i dhënë gjellësshumë shije. Kripë deti. Kripë guri kripënxirret nga nëntoka. I hedh kripë gjellës. I hodhi shumë kripë. Gjella me kripë dhe kripa me karar (fj. u.) çdo gjë kërkon masën e duhur.
2. Shija e njelmët e kësaj lëndegjuhë. Provojgojë kripën e gjellës.
3. kim. Lëndë e posaçme, e përbërë nga zëvendësimi i hidrogjenit të një acidi me një metal a me njëvlerësin e tij, që përdoret zakonishtmjekësi dhebujqësi; sulfati i magnezit.
4. edhe fig. Shija e mirë a kënaqësiandihet kur shikon dikë me pamjebukur, kur dëgjon një muzikëpëlqyeshme etj.; ajo gjë që e bënkëndshëm ose të shijshëm dikë a diçka. Flet fjalë me (pa) kripë. Djalë me kripë djalë me shije. Shfaqje me kripë.
5. si ndajf., fig. bised. Trokë, pa asnjë pasuri; pa gjë, varfërisht. Kishte mbetur kripë.
Sin.: shije, lezet, trokë, varfërisht.
*Barrë kripe përçm. U bëra kripë humba gjithë pasurinë a paratë, s’më ka mbetur asgjë. M’u (më doli) kripë (diçka) nuk më vajti mbarë, më shkoi ters një punë, sepse pata pengesapapritura, më doli keq. Bëhet *ujë e kripë (diçka). U bëra për *ujë me kripë. E bëri kripë e shëllirë (dikë) shih e la me gishtgojë (dikë). E bëri për *qepë e kripë (dikë). E bën *ujë e kripë (diçka). E bëri për *ujë me kripë (dikë). Nuk ra kripa (*sheqeri) në ujë mospërf. *Buka e kripa (e diçkaje). Me *bukë e kripë (e zemërbardhë). I doli kripa (dikujt a diçkaje) u i mërzitshëm, s’ka më shije e lezet, nuk ndienkënaqësi kur e sheh a kur e dëgjon, nuk është më i këndshëm a tërheqës si më parë (zakonisht kur përsëritet shumë etj.); i doli (i iku) lezeti; i doli (i iku) lyra; s’i ka mbetur lëng. E do si kripën në sy (dikë) iron. e ka shumë inat, e urren, s’e duron dot fare; e ka kripë në sy; e do si zjarrin në gji iron.; e do si prushin në gji iron.; e ka prush në gji; e do si djalin e shemrës iron.; nuk do t’ia shohë sytë (dikujt); e ka halë në sy. I gjen kripë për gjellë (dikujt) e ndihmon me diçka shumëkërkuar; ia ndreq punët sa më mirë; bën që ai të nxjerrë nga duart diçka shumëmirë. *Gjellë pa kripë shpërf. Kemi ngrënë një *barrë (bashkë). Kemi ngrënë një *kosh me kripë (bashkë). S’hahet as me kripë e as me shëllirë (dikush a diçka) shih s’hahet as me vaj e as me uthull (dikush a diçka). Kemi ngrënë një *thes me kripë (bashkë). I hedh kripë (diçkaje) e bën tërheqës dhe e zbukuron, e bënkëndshme, e lezeton; i jep lezet. Hedh kripëgjellëbotës (dikush) merret me punë që nuk i përkasin; përzihetpunët e të tjerëve; fut hundët (hundën). I hedh kripëkëpucë (dikujt) keq. bën një veprim për ta larguar sa më parë, mezi pret që të ikë dikush ngaqë e ka zgjatur bisedën, nuk e duron dot më; ia dha këpucët (opingat) në dorë mospërf. (Humb) si kripa në ujë (dikush a diçka) ikën diku dhe nuk dihet se ku është; zhduket pa lënë gjurmë, s’gjendet askund, tretet. (Është) kripë e daulle (dikush) shih (është) kripëdiell (dikush). E kam *bukë e kripë (dikë a diçka). E ka kripë në sy (dikë) e ka shumë inat, e urren, s’e duron dot fare; (e do) si kripën në sy iron.; (e do) si djalin e shemrës iron. (e do) si zjarrin në gji iron.; (e do) si prushin në gji iron.; e ka prush në gji iron. e ka halë në sy. E ka kripën *thatë (dikush). S’kishte ku të hidhte *kokrrën e kripës (dikush). Kërkon *sheqer e kripë në ujë (dikush) tall. Kur të krimbet kripa iron. kurrë, asnjëherë; kur të bëhet deti kos; kur të zërë dëbora krimba. Kripë derri bised. shih kripëdiell. Kripëdiell shumë i varfër, s’ka asnjë dyshxhep; pykëdiell; kripë derri bised.; është (ka mbetur) krunde; është (ka mbetur) trokë; i shkundi (i zbrazi) xhepat; i është shpuar xhepi (dikujt). Kripa e tokës njeri a grup njerëzish shumëmirë e shumëdobishëm; dikush a diçka që e duam ose e admirojmë për vlerat e virtytet. E la kripë (dikë) ia morigjitha paratë e pasurinë, e la pa asnjë dysh; e la gisht; e la kalli; e la trokë; e la gojëthatë; e la preshdiell; i thau kupën (dikujt); e bëri fushë. Nuk ka marrë kripë në det (dikush) mospërf. nuk është lodhur shumë për një punë, nuk ka djersitur për të bërë diçka, i ka arritur gjërat pa mundime e vështirësi; s’e bën qejfin qeder; e gjeti lugënpilaf. Mbeta kripë (e shëllirë) humba çdo gjë, humbagjitha paratë e pasurinë dhe s’kamasnjëardhur, u varfërova krejt; s’kamasnjë dyshxhep; mbeta teneqe; mbeta dërrasë; mbeta kalli; mbeta rrasëdiell; kam pirrën e zezë.*Pelte pa kripë tall. Përtyp kripë *mënjanë (dikush) përb. S’më qelbet kripa bised. nuk më prishet ndonjë punë, nuk dua t’ia di fare për këtë gjë; aq më bën; s’më prishet gjiza; s’më lagen drutë. U shkri (u tret, humbi) si kripa në ujë. 1. (dikush) U dobësua menjëherë, ra menjëherë nga shëndeti; u shkri, u tret (nga një sëmundje e rëndë ose nga një hidhërim i madh). 2. (dikush a diçka) U zhduk pa e ditur kush, ku e si; humbi pa lënë gjurmë; mori fund pa u vënë re; (humbi) si gjilpërakashtë; (është) si brymadiell. I shtyp kripëkokë (dikujt) e mundon keq dikë, e dhunon për ta mposhtur; i shkakton vuajtje e kokëçarjeshumta, s’e lë të qetë, e torturon.

LUFTOJ

LUFT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR. 1. jokal. Ndeshem me armë me armikun, bëj luftë, marr pjesëluftë ose në një luftim. Luftuan me armë (me pushkë, me shpatë). Luftuam kundër pushtuesve e tradhtarëve të vendit. Luftoi si trim (si luan). Luftoi dhëmb për dhëmb me armikun. Luftoi deripikën e funditgjakut.
2. jokal. dhe kal. Ndeshem me ashpërsi me një sistem, klasë, grup shoqëror a parti tjetërështë kundër meje dhe përpiqem me të gjitha mjetet ta thyej e ta mposht; zhvilloj veprimtari goditëse e të pandërprerë për të mposhtur e për të asgjësuar kundërshtarin, veprimtarinë e tij dhe gjithçka që i shërben atij. E lufton politikisht (ideologjikisht, ekonomikisht).
3. jokal. dhe kal. Përpiqem me këmbënguljemënjanoj a të parandaloj, të çrrënjos a të asgjësoj diçkadëmshme ose të kapërcej pasojat e rëndadiçkaje. Luftojmë kundër dukurive negative. Luftojmë kundër thatësirës. Luftojmë sëmundjet ngjitëse. Luftojmë mushkonjat (mizat, dëmtuesit e pemëve).
4. jokal. Përleshem truptrup me dikë tjetër për ta mposhtur ose për ta asgjësuar. Luftoi një me pesë.
5. fig., kal. Përpiqem me mënyrandryshme t'i bëj keq dikujt dhe ta dëmtoj sa më shumë. E luftonte shumë ai. E luftonte pa të drejtë.
6. jokal., vet. v. III Ballafaqohet e ndeshet me diçkakundërt e përpiqet ta mposhtë atë. Lufton e reja me të vjetrën. Lufton e mira me të keqen (e drejta me të padrejtën, e përparuara me të prapambeturën). Lufton jeta me vdekjen.
7. fig., jokal. Përpiqem shumë e pa ndërprerje për t'ia arritur patjetër një qëllimi, duke kapërcyer me guxim vështirësitë e pengesat. Luftojmë për ndërtimin e kësaj kulture pune. Luftojnë për përmirësimin e cilësisë. Luftonin për një jetë më të mirë. Luftuan me pushkë e me penë. Kush s'lufton, nuk fiton. (fj. u.).
8. jokal., vet. v. III Rreh shumë e shpejt (për zemrën); dhemb thellë (për plagën). I lufton zemra. I lufton plaga.
Sin.: ndeshem, përplasem, godas, sulmoj, përleshem, dëmtoj, përpiqem, ballafaqohet, synoj.
lufton *zemra (për diçka).

LUFTË

LÚFT/Ë,~A f. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. Ndeshje e armatosur ndërmjet shtetesh a forcash kundërshtare, që zhvillohet zakonisht me një varg betejash; koha sa vazhdon kjo ndeshje dhe gjendjakrijohet ndërmjet palëvendeshen; përleshje e armatosur ndërmjet forcash ushtarake kundërshtare në një vendcaktuar, betejë, luftim; kund. paqe. Luftë çlirimtare. Luftë mbrojtëse (sulmuese). Luftë e padrejtë (shkatërrimtare). Luftë civile (qytetare). Luftë bërthamore (bakteriologjike, kimike). Luftë e ashpër (e përgjakshme). Luftë tokësore (ajrore, detare). Lufta e Parë (e Dytë) Botërore. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta e Vlorës. Lufta për çlirimin e Tiranës. Lufta dhe paqja. Lufta kundër pushtuesvehuaj dhe tradhtarëve të vendit. Heronjtë (dëshmorët) e luftës për çlirim. Ligjet e luftës. Anije lufte. Rob lufte. Plaçkë lufte. Gjurmët (dëmet) e luftës. Dëmshpërblimet e luftës. Sheshi i luftës. Në kohën e luftës. Që nga lufta e këtej. Përpara luftës. U luftë. Bëri luftë luftoi. U kthye nga lufta. Ra (u vra) në luftë. Ndodhengjendje lufte. Nisi (plasi, pushoi, mori fund) lufta. I shpalli luftë. Hyriluftë. Ka marrë pjesëluftë. Luftë civile (pol., hist.) konfliktpërfshin përballjen midis dy apo më shumë grupe kundërshtare brenda një shteti, luftë e qytetarëveishinvartësipushtetitnjëjtë shtetëror. Luftë guerile (pol., hist.) luftë e armatosur e zhvilluar nga njësiparregullta, që përpiqet për transformime shoqërore politike dhe e kundërshton pushtetin e shtetit; teknikë lufte, taktike dhe strategjike, zakonisht mësymëse, e përdorurterritorin e pushtuar nga armikulidhje me operacionet tradicionale nga forcat aleate.
2. Ndeshje e ashpër dhe e papajtueshme ndërmjet sistemesh, klasash, grupesh shoqërore a partish kundërshtare; veprimtari goditëseorganizohet e zhvillohet nga një klasë, nga një parti, nga një sistem shoqëror etj. për të mposhtur e për të asgjësuar palën kundërshtare, veprimtarinë e saj dhe gjithçka që i shërben asaj. Luftë politike (ideologjike, ekonomike, diplomatike). Luftë e nxehtë luftë me armë. Luftë e ftohtë (soc.) luftë politike, ideologjike, ekonomike etj. (pa armë). Luftë parimore. Lufta e klasave. Lufta ndërmjet dy sistemesh. Lufta e klasave (ideol.) luftë ideologjike, politike, ekonomike, kulturore etj. që u në Shqipërinë moniste, kundër klasëspasur duke i dhënë përparësi sundimitklasës punëtore e të fshatarësisë kooperativiste. Një uri që dukej se nuk ua shuante dot as lufta e klasave. Luftë e shenjtë (fet.) koncept fetar që i referohet një lufteshpallur nga një autoritet fetar ose një grup besimtarësh për të mbrojtur ose përhapur besimin e tyre, shpesh me justifikimeshenjta dhe shpirtërore. Në histori, lufta e shenjtë ka përfshirë fushata ushtarake të udhëhequra nga fetë e ndryshme për të mbrojtur territoreshenjta ose për të shpëtuar besimtarët nga kërcënimejashtme.
3. edhe fig. Përpjekje këmbëngulëse për të mënjanuar a parandaluar, për të çrrënjosur a për të asgjësuar diçkadëmshme ose për të kapërcyer pasojat e rëndadiçkaje. Lufta për emancipimin e gjithanshëm. Lufta kundër dëmtuesve të bimëve. Lufta kundër sëmundjeve ngjitëse (kundër malaries). Lufta kundër vërshimeve të lumenjve (kundër gërryerjestokës, kundër thatësirës). Lufta kundër pasojavetërmetit.
4. Ballafaqim e ndeshje ndërmjet dy mendimesh, pikëpamjesh, ndjenjash, qëndrimesh, prirjesh, shfaqjesh etj. që janëpapajtueshme. Luftë e brendshme. Luftë mendimesh (ndjenjash). Lufta e të kundërtave. Lufta e së mirës me të keqen (me të ligën). Lufta e së resë me të vjetrën.
5. Përpjekje e madhe, këmbëngulëse dhe e pandërprerë për t'ia arritur patjetër një qëllimi, duke kapërcyer me guxim vështirësitë e pengesat. Lufta për liri e pavarësi. Lufta për drejtësi shoqërore. E arriti me luftë. Zhvilluan luftëashpër sportive.
6. bised. Përleshje trup me trup ndërmjet dy a më shumë njerëzve ose kafshëve, luftim. Është i fortëluftën truptrup.
Sin.: luftim, betejë, përleshje, ndeshje, përpjekje, ballafaqim.
*Pushkë (dyfek) pas lufte.

MAJË

MÁJ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Skaji më i hollë dhe i mprehtë i diçkaje, pjesa e sipërme dhe më e lartëvjen duke u holluar; thumb. Maja e shpatës (e thikës, e bajonetës, e gjilpërës, e turjelës). Maja e gozhdës. Maja e shkopit. Majë pene pjesa e metaltë e penës për të shkruar. E bëj me majë diçka e mpreh. I bëj majën lapsit e mpreh që të shkruajë.
2. Pjesa e fundit e diçkajevjen e zgjatur dhe më e hollë a më e ngushtë; skaji i funditdiçkaje. Maja e gishtit. Maja e hundës. Maja e gjuhës. Këpucë me maja. Gur me majë. Ecimajëgishtërinjve.
3. Pjesa më e lartë e një mali, e një druri, e një trupi etj., që vjen më e ngushtë nga pjesa tjetër; pjesa e sipërme e diçkaje. Hipimajëmalit. Rrimajëshkëmbit. Mbjell vreshtinmajëkodrës. Shoh nga maja e kullës (e çatisë). Hipi (u ngjit) në majëpemës. Maja e kësulës. Nga maja e shkallës vërej bulevardin. Maja e kokës çaçka e kokës. Pa hipurmajë nuk mundshohësh luginën. (fj. u.).
4. fig., bised. Pika më e mirë ose në niveli më i lartëarrin diçka, kulmi. Drejt majave më të lartaditurisë. Këto poezi përbëjnë majën më të lartëartit të tij.
5. fig. Pjesa më e mirë a më e zgjedhur e diçkaje; ajkë. Maja e miellit. Maja e djalërisë.
Sin.: thumb, cep, çukë, majoke, majole, majuc, cikol, xip, xipë, kreshtë, puç, shtang, skape, çupejkë, krecë, çyçë, kulm, paskajë, paskaq, paskraq, ajkë.
Bën majë (diçka). 1. Nismbijë, sapo ka shpërthyer e po delsipërfaqe. 2. Sapo fillonduketlargu; shfaqet a duket tutje. 3. Duket sheshit, shfaqet haptazi. Ia bëj me majë (dikujt) e nderoj, e pres me gjithëmirat; i bëj hatrin; kund. nuk e vë në shpatullpulës (dikë). E bëj majë e krye (dikë) e çmoj shumë, ia vlerësoj lart meritat e cilësitë; e lavdëroj; e ngre lart. Më ra maja e gjuhës përdhe u lodha shumëfoluri për të njëjtën gjë; vajti goja prapa qafës; vajti (më shkoi) goja (buza) te veshi (prapa veshit); më ra goja; më zuri gjuha (goja) lesh. Ma pruri (ma solli) (shpirtin) në majëhundës (dikush) më mërziti shumë, sa s’e duroj dot; më inatosi aq shumë sa nuk e përmbaj dot veten; plasi shpirtin; më plasi buzën; m’u gur në opingë. *Breshri e rreh e hunda me majë iron. I doli *hurimajëkokës (dikujt). Më ka dalëmajëflokëve (diçka a dikush) më ka mërzitur shumë, s’e duroj dot, nuk e përmbaj dot veten; plasi buza (me dikë a me diçka); ma sollimajë hundës; ta pjek peshkunbuzë (dikush); ma poqi buzën (dikush); jam mbushur deri në fyt (me dikë a me diçka). I fërkon majat e gjilpërave (dikush) shih i hedh benzinë (vajgur) zjarrit (hedh benzinëzjarr) (dikush). (Flet) si *e ëma e Zeqos në majëthanës (dikush) bised. Flemajëdëllinjës (dikush) fle dosido, nuk ka kërkesa, e zë gjumi edhe pa rehati; bën si të ndodhet a si të vijë puna, bën si bën në çdo rrethanë a në çfarëdo kushtesh. *Fund e majë (e krye). Në *fund e në majë (e në krye). *Gjel (këndes, kaposh) në majëplehut. *Gjilpërë pa majë. Të hedh e të pretmajëgishtit (dikush) është shumë i shkathët dhe i fortë; duron shumë a qëndron pa u mposhtur, është më i zoti; s’do t’ia dijë, nuk ke ç’i bën; t’i ha arrat; e tredh dashin; t’i shkosh nën krah (dikujt); kund. s’ka këllqe (kërçikë, kryqe) (për diçka). Më ka hipurmajëkokës (dikush a diçka) më ka mërzitur e më rëndon shumë, mezi po e duroj, nuk e duroj dot më; nuk më përfill fare. (Është) me dy *faramajë (dikush) mospërf. (Janë) si *gjilpërat majëmajë. Jammajë të gjembit jam shumë i shqetësuar e në merakmadh për diçka, s’jam i qetë fare deri sa ta zgjidh; jam mbi gjemba. Ështëmajëkalit (dikush) shih është (flet) kaluar (dikush). Jam majëmajë (me dikë) nuk shkoj mirë me dikë, zihem e grihem orë e çast, jamgrindjevazhdueshme me të; i kemi marrëdhëniet shumëacaruara e nuk i bëjmë lëshime njëri-tjetrit; e kundërshtoj haptas e me guxim; (jemi) si gjilpërat majëmajë; shkoj majëmajë (majë e brisk. (Është, bie) shtatë *hostenë e një në majë (me dikë). (Është) tri në *degë e dy në majë (dikush) iron. (S’të jep) një majë gjilpëre (dikush) nuk të jep asgjësend, është shumë dorështrënguar; s’të jep asnjë thërrime. E ka arsyenmajëshpatës (dikush) keq. nuk vepron me urtësi e drejtësi, i zgjidh çështjet si do vetë, sepse hiqet si më i fortë se të tjerët; është sherrxhi i madh, grindet e zihet me të tjerë për hiçmosgjë, është i gatshëmbëjë sherr në çdo rast; e kërkon sherrin me qiri; tërheq buallin për bishti. I kanë (i kanë vënë, i shpunë, i ngritën) gjilpërat majëmajë shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, janë shumëacaruar, zihen e grihen dhe nuk pajtohen, nuk i bëjnë asnjë lëshim e nuk i hapin rrugë njëri-tjetrit; shkojnë majëmajë (majë e brisk); (shkojnë) si macja me miun; (shkojnë) si qeni me macen; shkojnë thikë e brisk; shkojnë gjak e lak. S’ke ku të futësh majën e gjilpërës (diku) shih s’ke ku të hedhësh mollën (diku). E ka hundënmajëçatisë (dikush) përb. shih e mban hundënqiell (dikush). I ka (lotët) majësyrit (dikush). 1. Qan lehtë, është gatiqajë edhe për gjënë më të vogël. 2. Është shumë i ndjeshëm, preket shpejt; është zemërbutë. 3. Ankohet shumë, qahet për hiçmosgjë; është qaraman. E ka në majëgjuhës. 1. (dikush). Ta jep përgjigjen menjëherë, ta kthen përgjigjen në çdo rast, aty për aty; është i shkathët nga goja; e ka te buza. 2. (diçka). E përsërit shpesh diçka; s’e ka zor ta thotë a ta kërkojë diçka. 3. v. I. Jam gati ta them diçka, por s’e them dot në këtë çast; e di mirë, por s’më vjen ndërmend tani, nuk më kujtohet aty për aty a nuk më del nga goja; e kamgojë; më erdhidhëmbë. E ka në majëthoit (diçka) e bën pa vështirësi diçka, e ka farelehtë; e përballon pa u munduar fare; e zotëron mirë (një punë, një mjeshtëri); nuk e ka për gjë; e ka bukë e djathë; e ka një kafshatë bukë; e ka gjethe; s’e ka për gajle. E ka mendjenmajëkësulës (të qeleshes) (dikush). 1. Është mendjelehtë, nuk mendon e nuk gjykon thellë; i ka mendtëmajëthanës. 2. Mendon gjithnjë për të njëjtën gjë; i rri (i rreh) mendja në një vend (dikujt). I ka mendtë majëthanës (dikush) është shumë mendjelehtë e i papjekur; e ka mendjenmajëkësulës (të qeleshes); nuk i ka mendtëkokë. Ka tri *qimemajë (dikush) përçm. Ka tri *thërrimemajë (dikush) mospërf. E luan (e sjell) në majëgishtit (të gishtave) (dikë) e sorollat a e tall si do vetë; ia hedh, ia punon; e vë në lojë; e luan në tel; e luanlitar. Maja e ajsbergut libr. pjesa e dukshme, më e vogël, e diçkajekeqe a të rrezikshme, pas së cilës fshihet gjithë e keqja. Majë e brisk me inat e i zemëruar, duke e kundërshtuar në çdo çast, pa u frikësuar prej dikujt; dhëmbë për dhëmbë; briskbrisk. Nga maja e flokut te thonjtë e këmbëve në të gjithë trupin, krejt; i tëri; tërësisht. majë gishtave shumë mirë, duke e njohur plotësisht, duke e ditur ujë; përmendsh. MajëmajëI mbushur plot, sa nuk nxë më (për një enë etj.); buzëbuzë. MajëmajëII duke ia kthyer fjalën dikujtçast, duke iu përgjigjur aty për aty; flakë për flakë. Majë mielli diçka shumë e mirë ose e zgjedhur. Maja e piramidës libr. grup njerëzishkryeshtetit, të një partie etj., drejtuesit më të lartë, udhëheqësia; paria. Majë plori shih buzë gjyshi. Majë pa rrëzë gjë e pamundur; diçka që nuk mundekzistojë. Mban *draprinthes e majën jashtë (dikush). (E mbaj) si *zogunmajë të gjembit (dikë). mbinë *qepët nga maja (me dikë). Ç’ngre maja e boshtit shumë pak (për ushqime etj.), me kursim, sa për të jetuar; sa për të mbajtur shpirtin; sa për të mbajtur frymën. E nxjerrmajë (diçka) e zgjidh a e përfundoj një punë, e mbaroj, e çoj derifund; i jap majë (diçkaje); e nxjerrkrye; ia dal mbanë (diçkaje); i jap rrugë (diçkaje); e nxjerrdritë. E sjell (e luan) në *majëgishtit (majë gishtave) (dikë). Shkovamajëbriskut shih shkova në teh të briskut. Shkojnë majë majë (majë e brisk) shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, grinden vazhdimisht; janë majëmajë; i kanë (i kanë vënë) gjilpërat majëmajë; shkojnë thikë e brisk; (shkojnë) si qeni me macen; (shkojnë) si macja me miun. Sheh gjer te maja e hundës (dikush) keq. shih nuk shehlarg se hunda e vet (përtej hundës së vet) (dikush). Kur të shohë majën e veshit pa pasqyrë (dikush) shih kur të shohë zverkun pa pasqyrë (dikush). (Shpëtoi) për një majë gjilpëre (dikush) shpëtoi për pak gjë; (shpëtoi) për një fije floku; (shpëtoi) për një qime. I vë majën (diçkaje) e çoj derifund, e mbaroj; ia vë majën mullarit. S’e vë as në majëgishtit (dikë) as që mundkrahasohet me mua; nuk hahet dot ai me mua, as që dua t’ia di për të; s’e vë as në gishtin e vogël. E vë në majëhostenit (dikë) e tall, e qesëndis; e bën fare qesharak; e vë në bishtlahutës; e vë në lojë. Ia vë majën mullarit e çoj punën derifund, e kryej ashtu si duhet; e zgjidh diçka drejt; i vë majën (diçkaje). majat nga thembrat (dikush) iron. shkon andej nga ka ardhur; ia mbath, kthehet e ikë me turp; thembrat nga majat; ballin nga thembrat. Vë *thembrat nga majat (dikush) iron. erdhi (qumështi i nënës, shpirti) në majëhundës. 1. Jam lodhur shumë, jam rraskapitur; s’mbaj më; erdhi (shpirti) te hunda; më erdhi (shpirti) në fyt. 2. keq. Jam shumë i mërzitur a i inatosur me dikë a me diçka; nuk e duroj dot më, më është neveritur fare; hipi (më erdhi) zemra në fyt; më erdhi mëlçiagrykë; më plasi buza; jam mbushur deri në fyt.

MBAHEM

MBÁ/HEM jovep., ~JTA (u), ~JTUR 1. vetv. Qëndroj në një gjendjecaktuar pasi jam kapur pas dikujt a pas diçkaje që të mos bie; qëndroj diku pa u rrëzuar; mbështetem diku që të mos bie. Mbahej me shkop. Mbahej me duar (me këmbë). Mbahej pas krahutnënës. Mbahej pas parmakëve. Mbahej pas meje. Mbahejdegën e një peme. Ecte pa u mbajtur gjëkundi. Mbahej mirëkalë.
2. fig., vetv. Jetoj, qëndroj e veproj duke u kapur pas diçkaje, duke u përpjekurpërfitoj nga diçka a dikush. Mbahet pas meritave të kaluara. Mbahet pas lidhjeve e krushqive. Mbahet pas fijeskashtës (pas flokëve të vet).
3. vetv., vet. v. III Qëndron, nuk këputet, nuk thyhet, nuk bie etj.; fig. nuk është prishur ose zhdukur plotësisht, qëndron, rron. Këpucët (rrobat) mbahen ende. E vjetra kërkonmbahet me çdo mënyrë.
4. vetv. Jamgjendjeqëndroj, i bëj ballë një peshe, lodhjes etj.; jam mirë me shëndet, nuk më ka mposhtur sëmundja a pleqëria; kam ende forca për të jetuar, për të punuar a për të luftuar, qëndroj, nuk dorëzohem; kam ende mjete a mundësi ekonomike etj. për të jetuar ose për të kryer një veprimtari. Plaku mbahet mjaft mirë. Mezi mbahejkëmbë. S’i mbaheshin këmbët nga lodhja. A mbahesh? si je, si shkon? (përshëndetje). Skuadra u mbajt deri sa i erdhën përforcimet.
5. fig., vetv. Qëndroj i fortë e i patundur moralisht, nuk zmbrapsem para asnjë pengese a vështirësie, nuk më mposhtin dot hallet a fatkeqësitë. Mbahu, mos e lësho veten! U mbajt si trime. Mbahet mirë.
6. vetv. Përmbahem; e mbaj veten. Nuk mbahet nga gëzimi. S’u mbajt pa ia thënëgjitha.
7. vetv. Tregoj kujdes për veten time; ushqehem, vishem e mbathem mirë; bëj jetëmirë e të rregullt. Mbahet mirë. Mbahet pastër.
8. edhe fig., vetv. Jetoj, rroj. Njerëzit mbahen me bukë. Bagëtitë mbahen me bar e me kashtë. Nuk mbahet shtëpia me miell hua. (fj. u.).
9. fig., vetv. E quaj apo e vlerësoj veten në një mënyrëcaktuar, e heq veten, e pandeh, sillem në një mënyrëcaktuar; mburrem. Mbahet si i mençur (si budalla). Mbahet si shkrimtar. Mbahej për trim. Mbahet me të madh (rëndë). Mbahet se i di të gjitha. Mbahet si mik i shtëpisë. Si shumë na mbahet!
10. vetv. I qëndroj besnik diçkaje a dikujt, nuk i kapërcej caqet e diçkaje, nuk lëviz; i përmbahem (përdoret me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). I mbahem mendimitparë. U mbahet rregullave e udhëzimeve. I mbahet pikë për pikë tekstit.
11. vetv., vet. v. III pengohet, më zihet, nuk shkon, nuk lëviz a nuk rrjedh lirisht (përdoret me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). I mbahet goja. Më mbahet fryma. I mbahej ujët e hollë.
12. fig., bised., vetv. Lidhem me dikë, mbaj anën e tij. Me cilën anë mbahet? Me kë mbahesh ti?
13. vetv., vet. v. III Zhvillon punimet, bëhet. U mbajt një mbledhje e rëndësishme. U mbajtën punimet e Kuvendit. U mbajt një kongres.
14. pës. e MBAJ.
Sin.: mbështetem, jetoj, veproj, kapem, qëndroj, rroj, përmbahem, shtirem, pengohet, zë, bëhet, zhvillohet, lidhem, ruhet, quhem.
Mbahet *gjallë (dikush a diçka). Mbahet më *këmbë (dikush a diçka). Mbahet më *të madh (dikush). Mbahet *mend (dikush a diçka). Mbahet (varet) në një *qime.

MUNDUR

MÚNDUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ajoështë mundur në një garë, ndeshje, luftë etj.; humbëse; kund. fitimtare, fituese, e fituar. Tre të mundurat kishin qenë mirërenditjen botërore.
2. Diçkaështë e mundur. Të pamundurat bëhenmundura.
Sin.: humbëse, e mposhtur, e thyer, e mundshmja.

MUNDUR

MÚNDUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është mundur në një garë, ndeshje, luftë etj.; humbës; kund. fitimtar, fitues, i fituar. Dëmin e pësoi i munduri. Kush ishinmundurit e kush ishin fitimtarët? Shkroi për të mundurit e luftës.
Sin.: humbës, i mposhtur, i thyer.

PANDLAVUR

PANDLÁVUR (i, e) mb. I rrahur keq, i mposhtur.

PARLLAISUR

PARLLAÍSUR (i, e) mb. I rrahur; i mundur, i mposhtur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.