Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mpleksje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KAPËRTHIM
KOKLAVITJE

KOKLAVÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Ngatërrim fijesh; mpleksje flokësh etj.
2. fig. Ngatërresë e madhe; lëmsh; kokël. Ndodhi një koklavitje.
Sin.: mpleksje, ndërlikje, ndërlikim, ngatërrim.

KOKOLEPSJE

KOKOLÉPSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Koklavitje a mpleksje e keqe fijesh, flokësh etj.
2. fig. Ngatërresë e madhe; ndërlikim i madh, koklavitje.
Sin.: koklavitje, mpleksje, ngatërresë.

KËRLESHJE
MPLEKSJE

MPLÉKSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Pleksje. Gjithë ajo mpleksje hardhish që formonte një tendëgjelbër.

THURJE

THÚRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bashkojmë, kur tërheqim e kur shtrëngojmë fort dy a më shumë fije, degë, thupra etj.; veprimi kur thur diçka ose kur thuret. Thurja e çorapeve. Thurja e planeve (e komploteve, e kurtheve). Thurja e ngjarjeve. Thurje me shtiza. Makinë për thurje.
2. Mënyrë e lidhjes ose e bashkimit të dy a më shumë fijeve, rripave, degëve, thuprave etj. Shporta (punime) me thurje.
3. Gjë e thurur, send i thurur, diçkaështë bërë duke u thurur, thurimë. Thurjebukura.
Sin.: thurimë, gardhim, rrethim, qerthullim, endje, ndërthurje, gërshetim, ndërlikje, pleksje, mpleksje, përthurje, hartim, qëndisje, kurdisje, sajim, lëmsh.

ÇMPLEKSJE

ÇMPLÉKSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çmpleks diçka ose çmplekset; kund. mpleksje. Kishte mpleksje e çmpleksje kombësish në atë qytet. Pas lëmshitproblemeve erdhi çmpleksja.
Sin.: zgjidhje, shthurje, prishje, çmbështjellje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.