Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PLÁKUR (i, e) mb. I shkuar në moshë, që është plakur; që ka qenë a ka jetuar prej shumë kohësh, i moçëm; i vjetër. Burrë i plakur. Qen i plakur. Dru i plakur.
✱Sin.: plak, plakaman, plakosh, plakush, plakujë, plakuçan, plakarec, plakaruq, plakarush, plakëricë, plakëmadhe, i mplakur, i vjetër, i shkuar, i thyer, i vjetruar, i moshuar, i moçëm, i lashtuar, i jetosur, jetëngrysur, rrangallë, rrol, rrosh, rrozg.
VJETRÚAR (i, e) mb. 1. Që është i plakur, që është shkuar në moshë. Moshë e vjetruar.
2. Që është bërë i vjetër a që është prishur ngaqë është përdorur gjatë ose ngaqë është mbajtur keq (për rrobat etj.). Rroba të vjetruara. Shtëpi e vjetruar. Orendi të vjetruara.
3. Që është prej shumë kohësh dhe që është bërë i vjetër, që ka humbur vlerën, që nuk është më i kohës, që nuk përfaqëson të renë; që nuk mund të përdoret më, që ka dalë nga përdorimi. Normë e vjetruar. Stil i vjetruar. Tezë e vjetruar. Zakone të vjetruara. Fjalë (shprehje) e vjetruar (gjuh.).
✱Sin.: i plakur, i mplakur, i moshuar, i motuar, bajat, i vjetërsuar, i përdorur, i prapambetur, prapanik, mbeturinor, i perënduar, anakronik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë