Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mpakur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALIVANOSUR

ALIVANÓSUR (i, e) mb. Që i ka rënëfikët. Ra i alivanosur.
Sin.: i mpakur, i ligësuar, i ligështuar, i zalisur, i vilanosur.

MEKSHËM

MÉKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I dobët, i shuar, i mpakur, i mekur; që të mek. Kishte pasur një histori dashuriemekshme. Ndjeu një dëshirëmekshme për të kundërshtuar. U befasua nga komentet e tyremekshme.

MEKUR

MÉKUR (i, e) mb. 1.është lodhur sa gati i zihet fryma; që i është prerë fuqia sa gati po i biefikët; që ka qarë ose ka qeshur sa është gajasur, i këputur; i mpakur. Mbetënmekur.
2. është dobësuar aq shumë sa mezi dëgjohet, mezi shihet etj., që po pushon ose po shuhet dalëngadalë (për zërin etj.); shumë i dobët a i zbehtë; që është mekur, i fikur. Zë (tingull) i mekur. Krismë e mekur. Erë e mekur. Zjarr i mekur. Dritë e mekur.
3. I dobët, i pafuqi, që po fishket a po thahet (për bimët). Bimë e mekur. Gjethe (lule) e mekur.
4. Që i ka humbur dalëngadalë gjallëria, i ngathët e i plogësht; që është gati si i shuar, që s’ka jetë; që po vdes. Me trupmekur. Me dorëmekur. Me sy të mekur. Vështrim i mekur. Njeri i mekur.
5. Që nuk është tharë mirë, i paterur mirë, i mekët. I mblodhi rrobat pak të mekura.
6. I djersitur pak (dikush).

MEÇITUR

MEÇÍTUR (i, e) mb. është meçitur, i mekur, i mpakur.

MPAKUR

MPÁKUR (i, e) mb. 1. Që ka mbetur pa frymë, që i është prerë fuqia; që i ka rënëfikët. Njeri i mpakur.
2.është dobësuar shumë, i mekur (për zërin etj.). Me zë të mpakur.
3.është zvogëluar shumëmasë, sasi, sipërfaqe a vëllim. Rrëke e mpakur uji.
4. Që i ka rënë ndikimi a forca e pushtetit, që i ka rënë forca ndikuese. Roli i mpakur i organizatës.

PAKUR

PÁKUR (i, e) mb. I mpakur. Me truppakur.

PAKËSUAR

PAKËSÚAR (i, e) mb. 1. është pakësuar; kund. i shumuar. ardhura të pakësuara.
2. Që i ka rënë vrulli, që ka filluarbjerë, i ulur. Dhimbje të pakësuara. Me vrullpakësuar.
3. është zvogëluar; i ngadalësuar; kund. i shtuar. Me shpejtësipakësuar.
4. I shkurtuar. Me rroga (me doza) të pakësuara.
Sin.: i pakur, i pakuar, i zvogëluar, i ulur, i rralluar, i ulur, i dobësuar, i mpakur, i platitur, i shkurtuar, i zbehtë, i ngadalësuar.

POLEGUR

POLÉGUR (i, e) mb. I mpakur, i ligështuar.

VILANOSUR

VILANÓSUR (i, e) mb. 1. Që i ka rënëfikët; që ka mbetur pa ndjenja; që ka humbur vetëdijen. Njeri i vilanosur. Mbeti i vilanosur për një kohëgjatë. U shembtokë i vilanosur.
2. fig. është mekur a gajasur ngaqarët a të qeshurit. Fëmijë i vilanosur.
Sin.: i zalisur, i mekur, i mpakur, i këputur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.