Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTOKÁMP,~I m. sh. ~E, ~ET Hapësirë e rregulluar dhe e rrethuar në natyrë për pritjen e turistëve të motorizuar, për akomodimin e automjeteve të tyre, të rimorkiove, të tendave si dhe të objekteve të tjera shtesë; formë kampingu me automjete të pajisura me mjete të nevojshme për të jetuar, për të udhëtuar dhe për të qëndruar gjatë natës në natyrë. Autokamp me pagesë. Autokampe tradicionale (moderne). Autokampe ekologjike. Autokampe të lëvizshme. Autokampe dimërore (verore). Vitin e kaluar qëndruam në një autokamp.
AUTOKOMBÁJN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kombajnë e motorizuar që përdoret për të korrur e për të shirë të korrat dhe për të pastruar kultura bujqësore, si grurin, misrin, elbin dhe të tjera. Korr me autokombajnë. Funksionet e autokombajnës. Mirëmbajtja e autokombajnave.
BRIGÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Njësi e përbërë nga disa regjimente ose nënreparte (batalione, grupe, kompani); njësi e flotës detare ushtarake e përbërë nga disa luftanije të një lloji. Brigadë këmbësorie (artilerie). Brigadë tankiste (xheniere). Komandant brigade. Shtabi i brigadës. Batalionet e brigadës. Gjeneral brigade. Brigadë kalorësie (e motorizuar). Ekuipazhi i brigadës detare. Brigadë paqeruajtëse (shumëkombëshe, sulmuese).
2. Njësi e organizuar të rinjsh, vullnetarësh etj. Brigada e vullnetarëve. Brigada e rindërtimit.
3. Grup i organizuar njerëzish që bëjnë një punë të caktuar në industri, në bujqësi etj.; grup i vogël njerëzish i ngarkuar përkohësisht për të kryer një detyrë. Brigada e arave. Brigadë druvarësh. Brigada e sharrëtarëve. Mjeshtërit e brigadës së ndërtimit.
DIVIZIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET usht. Njësi taktike gjitharmëshe, që përbëhet nga disa regjimente ose brigada dhe nga reparte të posaçme. Divizion i motorizuar. Divizion këmbësorie (artilerie, tankesh, aviacioni). Komandanti i divizionit.
MOTOKOSÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET tek. Pajisje e motorizuar që shërben për të kositur barin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë