Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJËVJEÇÁR,~E mb. 1. Që zgjat një vit, që vijon një vit; që kryhet brenda një viti. Periudhë njëvjeçare. Plan njëvjeçar. Kurs njëvjeçar. Veprimtari (punë) një vjeçare. Përvojë njëvjeçare.
2. Që është një vjeç, motak. Fëmijët njëvjeçarë. Kec (qengj, viç) njëvjeçar.
3. bot. Që e kryen ciklin e plotë të zhvillimit brenda një viti. Bimë (lule) njëvjeçare.
4. Që është prodhuar një vit më parë dhe ruhet që prej një viti në gjendje të mirë (zakonisht për disa fruta e perime). Ftonj njëvjeçarë. Arra (lajthi, bajame, mollë) njëvjeçare. Fasule njëvjeçare.
✱Sin.: vjetak, motak, motar, motmotak, motmotar, rrunëzak, rrunak, rrunë, rrunëz, vjetor.
PËRVÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që i përket çdo viti, i çdo viti; që bëhet çdo vit; që del çdo vit; vjetor. Plani (prodhimi) i përvitshëm. Botim i përvitshëm i drejtorisë së statistikës. U bëjnë shërbimet e përvitshme pemëve (ullinjve, vreshtave).
✱Sin.: vjetor, i përmotshëm, motmotar.
VJETÓR,~E mb. 1. Që i përket një viti; i çdo viti; që bëhet për një vit a gjatë një viti, i vitit. Plan vjetor. Detyrë vjetore. Zotim vjetor. Realizimi vjetor. Përfundimet vjetore.
2. Që ndodh çdo vit; që bëhet vetëm një herë në çdo vit; që del një herë në çdo vit, i përvitshëm. Mbledhje vjetore. Analiza vjetore. Leja vjetore. Provimet vjetore. Botim vjetor.
3. Njëvjeçar. Bimë (kulturë bujqësore) vjetore. Unazë vjetore rrathë në trungun e një druri të prerë për së gjeri, që tregojnë moshën e tij.
✱Sin.: i përvitshëm, njëvjeçar, motmotar, motak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë