Fjalori

Rezultate në përkufizime për “motivuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANDRONIM

ANDRONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. 1. Emri ose mbiemri vetjak i një gruaje, i prejardhur ose i motivuar nga emri, mbiemri ose pseudonimi i burrit ose i babait të saj.
2. Emri i një burripërdoret për të emërtuar një vend, një institucion, një rrugë, një objekt etj., zakonishtnder të një personaliteti historik, politik, kulturor, shkencor etj. Universiteti ynë u emërtua me një andronimnderon figurën e tij historike.

MOTIVOJ

MOTIV/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E shpjegoj dhe e arsyetoj diçka që e quajdrejtë, të vërtetë, të pranueshme etj., jap shkaqet a paraqit arsyet e një veprimi, të një qëndrimi, të një vendimi etj. për ta përligjur atë; argumentoj. Si e motivon këtë përfundim? E motivoi drejt qëndrimin (tezën, hipotezën) e vet.
2. I jap dikujt një nxitje, shkak apo arsye për të bërë diçka. Motivoj fëmijët të luajnë me njëri-tjetrinnatyrë. Është e zonja për të motivuar njerëzit.

MOTIVUAR

MOTIVÚAR (i, e) mb. është motivuar; që motivohet; kund. i pamotivuar. U ndje shumë më e motivuarshoqërinë e dy mikeshave të reja. Ishte një vendim (dyshim) i motivuar.

MOTIVUESHMËRI
PAMOTIVUAR
PËRVIMTAR

PËRVIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i përvihet një pune me të gjitha fuqitë; ai që është i motivuar e i bindur për ta çuar derifund një punë.

PËRVIMTAR

PËRVIMTÁR,~E mb. 1. Që i përvihet një pune me të gjitha fuqitë; që është i motivuar e i bindur për ta çuar derifund një punë.
2. I shtruar.
3. I kalitur.
4. I rysur.
Sin.: punëtor, i përkushtuar, i shtruar, i kalitur, i rysur.

PËRVIMTARE

PËRVIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i përvihet një pune me të gjitha fuqitë; ajoështë e motivuar dhe e bindur për ta çuar derifund një punë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.