Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MOTIVÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur motivoj dikë a diçka ose kur motivohem. Bëri motivimin e propozimit (i qëndrimit, i veprimit). Motivimi i largimit të saj nga posti drejtues ishte i paqartë.
2. Diçka që të motivon (një arsye, një synim, një objektiv, një ëndërr, një plan për të ardhmen etj.), dikush a diçka që të jep shtysën për të bërë një gjë. Futbolli ishte motivimi i tij kryesor. Ku e gjen motivimin për të mësuar kaq shumë?
3. Tërësia e motiveve për të vërtetuar diçka, motivacion. Motivim i drejtë. Iu dha me këtë motivim:...
►PËRLÍGJ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. E nxjerr veten të pafajshëm dhe pa përgjegjësi për diçka; provoj se kam vepruar me të drejtë a i shtyrë nga shkaqe të pranueshme; arsyetohem, justifikohem. Përligjej me (pa) të drejtë.
2. vetv., vet. v. III Është në përputhje a në pajtim me diçka, del në mënyrë të ligjshme prej saj, i përgjigjet diçkaje. Titulli përligjet plotësisht.
3. pës. e PËRLÍGJ.
✱Sin.: justifikohem, arsyetohem, ligjësohet, ligjërohet, shenjtërohem, motivohem, shfajësohem, pajtohem, përputhem, shpërblehem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë