Fjalori

Rezultate në përkufizime për “motivacion”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MOTIVACION

MOTIVACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Motivim. Motivacion i drejtë (bindës).
2. Tërësia e arsyeve, e argumenteve etj. që sillen për të provuar a për të treguar se diçka është e drejtë, e vërtetë, e pranueshme etj.; tërësia e motivevepërmenden për të përligjur një veprim, një qëndrim, një vendim etj. U dekorua me këtë motivacion... Nuk ka asnjë motivacion për dënimin e tij. U pushua nga puna pa motivacion.

MOTIVIM

MOTIVÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur motivoj dikë a diçka ose kur motivohem. Bëri motivimin e propozimit (i qëndrimit, i veprimit). Motivimi i largimit të saj nga posti drejtues ishte i paqartë.
2. Diçka që të motivon (një arsye, një synim, një objektiv, një ëndërr, një plan për të ardhmen etj.), dikush a diçka që të jep shtysën për të bërë një gjë. Futbolli ishte motivimi i tij kryesor. Ku e gjen motivimin për të mësuar kaq shumë?
3. Tërësia e motiveve për të vërtetuar diçka, motivacion. Motivim i drejtë. Iu dha me këtë motivim:...

SHKARKOJ

SHKARK/ÓJ vep., ~A, ~UR 1. kal. Heq ose ul ngarkesën nga një mjet transporti ose nga një kafshë; pakësoj, zbraz; kund. ngarkoj. Shkarkoi grurin. Shkarkoi thasët. Shkarkoj anijen (kamionin, vagonin, karrocën). Shkarkoj kalin (gomarin, mushkën). Shkarkuan derimesnatë.
2. kal. Transportoj dhe lë një ngarkesë në një vendcaktuar. I shkarkoi inertetvendin e caktuar. I shkarkoi mallratstacion (në port, në kantier). I shkarkoi trupat e druvemagazinë. - Ku do të shkarkojë?
3. jokal., vjet. Zbres diku nga një mjet lundrimi për të qëndruar aty; zbarkoj. Shkarkoiportin e Vlorës. Shkarkoishtëpinë tonë.
4. kal., fig. I heq diçkaje një ngarkesëpanevojshme, gjërat e tepërta, jo të domosdoshme, e bëj me të lehtë; kund. ngarkoj. - Shkarko xhepat (çantën, valixhen)! Shkarkoj shtëpinë nga sendet e tepërta.
5. kal., fig. Lehtësoj diçka nga gjërat e panevojshme. Shkarkoj fjalimin nga gjërat e tepërta.
6. kal., tek, Nxjerr jashtë a lë të dalë lirisht diçkaështë e tepërt, e panevojshme ose e dëmshme. Shkarkoj avullin nga kaldaja. Shkarkoj ajrin e ngjeshur. Shkarkoj rrymëntokë.
6. kal. E heq një funksionar nga detyrakishte, largoj nga puna. E shkarkuan pa motivacion. E shkarkuan nga posti. I shkarkuan padrejtësisht.
7. kal., fig. E çliroj veten ose dikë tjetër nga një detyrim moral; lehtësoj; kund. ngarkoj. Përpiqet ta shkarkojë veten (shokun) nga përgjegjësia. - Mos m’i shkarko mëkatet e tua!
8. kal., fig. I vë dikujt një barrë; ia ngarkoj dikujt tjetër fajin a përgjegjësinë për diçka. U përpoq ta shkarkonte përgjegjësinë e vet. Ia shkarkuan atij atë faj.
9. kal., fig. Zgjidh një çështje, i jap rrugë. Këshilli e kishte për detyrë ta shkarkonte atë çështje.
10. elektr. I heq a i pakësoj ngarkesën elektrike; kund. ngarkoj. Shkarkon baterinë (akumulatorin).
11. jokal. Bie, qëllon (për rrufenë), godet, shkrep. Shkarkoi rrufeja mbi shtyllën elektrike (çati).
12. kompj. Transferoj një material a dokumentkompjuter, telefon ose në një pajisje tjetër, e kaloj nga interneti në një pajisje elektronike. Shkarkoi disa libra. Shkarkoj një material. Shkarkoj një foto. Shkarkoj një program.
Sin.: zhbart, shkalis, shfajësoj, lehtësoj, zbres, zbarkoj, çemëroj, largoj, heq, derdh, hedh, zbraz, shfrej, shkrep.
Ia shkarkoi (ia hodhi) *barrën (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.