Fjalori

Rezultate në përkufizime për “motake”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUÇE

BÚÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Bushtër. Buçe e zezë. Ia hoqi zinxhirin buçes. Buçes, po s’e luajti bishtin, s’i ngjiten qentë prapa. (fj. u.).
2. Femra e ujkut; ujkonjë.
3. fig., keq. Organ i të folurit te njeriu, i vështruar si shprehës i mendimeve e i ndjenjave; gojë. - Mbylle buçen! - Mos e hap kaq shumë buçen!
4. shar. Grua e pandershme, femër e përdalë. Është një buçe që s’ia gjen shoqen.
5. Pjella femër e lopës, viçe, mështjerrë (mëshqerrë). Buçe motake. Mish buçeje. E lëshon buçen të kullosë.
Sin.: bushtër, shakë, kuçkë, meçkë, lushë, lutë, gore, ujkonjë, gjuhë, sqep, tytë, zdërre.

LLASHKORE

LLASHKÓRE mb. Që ka pjellë një vit para kohëszakonshme; që është pëlleje motake. Lopë (dele, dhi) llashkore.

LLASHKË

LLÁSHK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Dele, dhi ose lopë që ka pjellë një vit para kohëszakonshme; pëlleje motake. Qengji (keci) i llashkës. Viçi i llashkës.
2. si mb. Që ka pjellë një vit para kohëszakonshme (për dele, për dhi ose për lopë). Dele (dhi, lopë) llashkë.
Sin.: paligjë, gaçe, llashkore, llaskëIV.

MOTAK
RRUNË

RRÚN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Qengj motak femër. Koha e ndarjes së rrunave nga delet.
Sin.: rrunëz, rrurëz, motake.

RRURËZ
SHELEGE

SHELÉG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Qengj femërpasi ka mbushur vitin, fillonushqehet me bar, milore. Mish shelegeje. Kullot shelegen. Qeth sheleget. U trembën sheleget.

2. fig., përk. Vajzë e vogëlështë e urtë dhe e butë; kund. zevzeke. E ka vajzën si shelege. Me sy si shelege. Shelege motake vajzë e re dhe e bukur. Shelege manare.

Sin.: shieke, milore, motake, vjetare.

SHIEKE

SHIÉK/E,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. E vogla e delespasi ka mbushur vitin, fillonushqehet me bar; milore, shelege. Mish shieku.
Sin.: shelege, milore, motake, vjetare.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.