Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MOSPRAKTIKÍM,~I m. 1. Situatë në të cilën nuk zbatohet diçka për të cilën jemi përgatitur ose kemi marrë trajnim, mosvënie në praktikë e aftësive a shprehive të fituara; kund. praktikim. Mospraktikimi nga nxënësit i teorisë që marrin në orën e mësimit.
2. Mospërfshirje aktive në një fe a në diçka tjetër që beson; kund. praktikim. Liria për mospraktikimin e besimit.
MOSPËRDORÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Mungesë e përdorimit të diçkaje, mosvënie në përdorim; kund. përdorim. Mospërdorimi i dorës së djathtë (së majtë). Mospërdorimi i mjeteve (i veglave, i forcave të punës). Mospërdorimi i armëve. Mospërdorimi i fjalëve fyese. Mospërdorimi i fondeve të planifikuara.
MOSVENDÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mungesë e vendosjes së diçkaje, kur nuk e vendos diçka, mosvënie; kund. vendosje. Mosvendosja e kaskës mbrojtëse në kokë. Gjobë për mosvendosje të rripit të sigurisë. Mosvendosjet e tabelave informuese.
✱Sin.: mosvënie, mosmbatje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë