Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HÚMBJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Lënia e diçkaje diku pa e pasur mendjen. Humbja e të hollave. Humbja e çadrës.
2. Vjedhja ose marrja e diçkaje vetjake (para, çantë, makinë, pronë, pasuri etj.) Humbja e shtëpisë. Humbje e parave në kumar (në lojë).
3. Pamundësia për gjetjen e rrugës a drejtimit të duhur. Humbja e rrugës.
4. Shkalla e rënies ose e dobësimit të një shprehie a aftësie trupore a shpirtërore; dobësimi a shuarja e dalëngadaltë e diçkaje. Humbja e durimit. Humbja e dëgjimit (zërit). Humbja e këmbës (e dorës...). Humbje e gjakut. Humbja e shpejtësisë. Humbja e bukurisë.
5. Gjendja kur nuk e kemi më a nuk na shërben apo që nuk e kemi më një të drejtë të mëparshme. Humbje e autoritetit. Humbja e dashurisë (miqësisë, besimit). Humbja e lirisë. Humbja e shtetësisë.
6. Zhytja, fshehja ose mosshfaqja më në shesh e dikujt a diçkaje; kund. gjetje. Humbja e unazës në rërë. Humbja e guaskës në det. Humbja e fëmijës mes turmës. Humbja në pyll. Humbje e diellit pas kodrës.
7. ek. Rënie e të ardhurave a dëmtim i biznesi pasi nuk mund të fitojë më aq sa mund të fitonte më parë. Doli me humbje. E shiti me humbje.
9. Pjesë e një pune a prodhimi që shkon dëm nga pakujdesia ose nga paaftësia; kund. fitim. Humbje natyrore. Humbja e drithit (e grurit). Pakësojnë humbjet. Korrin shpejt e pa humbje.
10. Mundja a dështimi në një luftë, në një ndeshje, në një lojë etj.; dëmi që pëson dikush kur del i mundur; kund. fitore. Humbje e thellë (e madhe, e rëndë). Humbjet e armikut. Pësoi humbje. Nuk i njeh humbjet.
11. zakon. sh. Dëmi në njerëz kur këta vriten, plagosen a zihen robër në luftë; armët dhe mjetet e tjera luftarake që na shkatërrohen ose dalin jashtë përdorimit. Humbje fizike (materiale). Humbje të mëdha (të pazëvendësueshme). Humbje në njerëz dhe në armatime. Kanë pasur humbje.
12. fig. Fatkeqësia dhe dëshpërimi që ndjen dikush kur i vdes një i afërm, një shok a dikush tjetër. Humbje e madhe (e thellë, e rëndë).
13. Gjendja pa ndjenja kur njeriu zhytet thellë në një fatkeqësi dhe s’di ç’bëhet përreth; kllapi. Ishte (ra) në humbje.
14. fig., bised. Vend i largët dhe pa kthim i dikujt a diçkaje. E bënin ushtrinë në humbje. E çuan djalin në humbje.
✱Sin.: zhdukje, bjerrje, lënie, harrim, përhumbje, firë, dëm, dobësim, disfatë, këputje, mundje, tretje, shterje, lënie, kllapi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë