Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MOSAFRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pamundësi a paaftësi për të afruar a për të tërhequr dikë a diçka; mosqasje; kund. afrim. Nuk krijoi dot miqësi për shkak të mosafrimit të vendasve. Cilat janë arsyet e mosafrimeve të lojtarëve të huaj?
2. Mospranim, kundërshtim a refuzim për të afruar dikë a diçka; kund. afrim. U ankua për mosafrim të ndihmës mjekësore.
3. Mungesë dëshire, vullneti a përpjekjesh për të afruar dikë a diçka; kund. afrim.
SILIKÓN,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Secili nga një grup përbërjesh polimerike pjesërisht inorganike, që kanë qëndrueshmëri të lartë termike dhe mosqasje të jashtëzakonshme për ujin, me përdorime të shumëllojshme në industri, në proteza për pjesë të trupit etj. Silikonin e gjeni të përdorur kudo.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë