Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mosprani”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MOSARRITJE

MOSARRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Pamundësi e arritjesdikujt a të diçkajevendin ku duhej ose ku pritejarrintekohën e caktuar; mosprani, mosqenie a mungesë e dikujt a e diçkajevendin ku duhejkishte arritur; kund. arritje, mbërritje. Mosarritjakohë (në vend...).
2. Pamundësi a paaftësi për të arritur një përfundim, një objektiv, një qëllim a një rezultatcaktuar; kund. arritje, plotësim, realizim. Mosarritja e mirëkuptimit. Mosarritja e marrëveshjes. Mosarritja e konsensusit. Mosarritja e niveleve të kërkuara. Mosarritja e qëllimit. Rreziqetndikojnë në mosarritjen e objektivave. Veprimetndiqenrast të mosarritjes së kursimeve të garantuara sipas kontratës. Mosarritjakurrfarë përfundimi.
3. Pamundësi ose paaftësi për të arritur suksesin; mungesë e arritjessuksesit; të meta; dështim; kund. arritje, sukses. Tregoifillim arritjet dhe jo të metat e mosarritjet e nxënësve (të punonjësve, të institucionit, të vendit). Korrigjuan mosarritjet. Nxorën mësime nga mosarritjet.
Sin.: mosmbërritje, mosprani, e metë, dështim.

MUNGESË

MUNGÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mosqenia e dikujt në një vendcaktuar; gjendja kur dikush nuk është i pranishëmvendin e në kohën e caktuar; shënimvihetdokumenteposaçme, kur dikush nuk paraqitet a nuk ndodhetkohën e caktuarvendin e punës, në mësim etj. Mungesë e arsyeshme (e paarsyeshme). Mungesashumta. Mungesa e tij në mbledhje. Regjistri i mungesave. Shkaku i mungesës. Në mungesëdikujt kur dikush mungonte. Dënimmungesë. (drejt.) dënim që i jepet dikujt pa qenë ai vetë i pranishëmgjyq. E zgjodhënmungesë. E ndiejmë mungesën e dikujt. Nuk ka mungesashumta. Shënon (mban) mungesat. S’bën mungesa nuk mungon.
2. Gjendja kur diçka mungon, nuk duket, nuk shfaqet etj. (një dukuri, një tipar etj.); gjendja kur diçka nuk është e plotë a në shkallën e duhur. Mungesa e qartësisë (e zotësisë, e aftësisë, e zgjuarsisë). Mungesa e dëshirës (e vullnetit, e durimit, e rregullit, e organizimit, e disiplinës). Mungesë kulture (edukate, takti).
3. Gjendja kur sendet, lëndët etj. nuk janësasinë e caktuar ose në sasimjaftueshme; pamjaftueshmëri e diçkaje që na duhet, nevojëkemi për diçka; diçka që na mungon. Mungesapërkohshme. Mungesa e lëndësparë (e municioneve, e materialeve). Mungesëhollash (mjetesh). Mungesë forcash. Mungesë shirash. Mungesë shkollash (spitalesh). Nuk kemi asnjë mungesë s’na mungon asgjë. Plotësuan mungesat.
4. E metë, dobësi. Mungesamëdha (të theksuara). Mungesa subjektive (objektive, organizative). Mungesat miku-mikut ia duron. (fj. u.).
Sin.: mangësi, mosprani, mosqenie, mungim, pamjaftueshmëri, papërsosuri, e metë, cen, dobësi, çalim, zbrazëti, boshllëk, elipsë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.