Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MOSKRÝERJ/E,~A f. Mungesa e kryerjes, e plotësimit a e përfundimit të diçkaje, mosplotësim; veprimi dhe gjendja kur nuk kryej ose kur nuk kryhet diçka. Moskryerja e detyrës. Moskryerja e shkollës (e kursit). Moskryerja e plugimit (e prashitjes) në kohë. Moskryerja e porosisë.
MOSZBATÍM,~I m. Mungesë e vënies në jetë a e zbatimit të diçkaje; pamundësi a paaftësi për të zbatuar diçka; mosplotësim; kund. zbatim. Moszbatimi i detyrave (i urdhrave, i vendimeve, i porosive, i rregullave, i ligjeve, i marrëveshjes). Moszbatimi i programit (i teorisë, i metodave). Moszbatimi i grafikut (i orarit). Moszbatimi i gjobave. Moszbatimi në kohë i ligjit.
✱Sin.: mosplotësim, moskryerje, mospërmbushje, mosplotësim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë