Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTAGONÍST,~E mb. 1. libr. Që është në kundërshtim të papajtueshëm me dikë a me diçka tjetër; që shfaq qëndrim armiqësor, kundërshtues, ose kundërvënie; që ka antagonizëm. Veprim antagonist. Forca antagoniste. Mospajtime antagoniste. Interesa (marrëdhënie) antagoniste.
2. fiziol. Që kryen veprime e funksione krejt të kundërta në krahasim me ato të një lënde a organi tjetër të trupit. Lëndë antagoniste. Muskuj antagonistë. Ilaçe me efekt antagonist. Ndikim antagonist.
✱Sin.: kundërshtimor, kontradiktor, mospajtues, konfliktues, konfliktual.
HASHA/XHÍ,~XHÉSHË mb. Mohues.
✱Sin.: mohues, kundërshtues, mospajtues.
LARGÚES,~E mb., libr. 1. Që shkon drejt mospërputhjes së tipareve të një dukurie të caktuar, që karakterizohet nga largimi i tipareve të saj; kund. afrues. Zhvillim largues. Në rrugë larguese.
2. Që përpiqet të largohet a të ndërpresë marrëdhëniet e afërta me dikë; kund. afrues. Qëndrim (vështrim) largues.
✱Sin.: tejbartës, përçarës, mospajtues.
MOSPAJTÚES,~E mb. Që nuk pajtohet me dikë a diçka; që nuk përputhen me njëri-tjetrin dy njerëz, dy gjëra etj.; kund. pajtues. Ai ka mendim pjesërisht mospajtues me vendimin e gjykatës. Mendimi mospajtues i dy anëtarëve të këshillit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë