Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BABÁ,~U m., mit., arb. Qenie përrallore, që përfytyrohej me trup jashtëzakonisht të madh e me pamje të shëmtuar e të frikshme; përbindësh, mosmerë.
✱Sin.: përbindësh, mosmerë, lubi, shkërbe, gogol, lugat.
LLÓMJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mit. Përbindësh që ha njerëz; mosmerë.
MOSMÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përbindësh. I madh si (sa) një mosmerë.
PËRBÍM/Ë,~A f., mit. Përbindësh, mosmerë.
PËRBÍNDËSH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. mit. Qenie përrallore e frikshme e tmerruese, që përfytyrohej me trup jashtëzakonisht të madh e me pamje të shëmtuar, monstër. Si një përbindësh që përpin çdo gjë.
2. fig. Kafshë grabitqare me trup shumë të madh. Peshkaqeni është një përbindësh i detit.
3. fig., keq. Njeri jashtëzakonisht i pashpirt e i neveritshëm, që mund të kryejë veprat më mizore e më të poshtra, vrasës e shfrytëzues shumë i egër e gjakpirës. Përbindëshat nazistë. U soll si përbindësh.
4. mjek. Qenie njerëzore ose kafshë me një formim krejt të çrregullt.
✱Sin.: mosmerë, lubi, përbimë, shkërbe, çmerim, përgjëratë, mizor, gjakatar, gjakpirës, kuçedër, bishë, bishar, hidër, gogol, i pashpirt, shëmti, shëmtim, shëmtirë, i neveritshëm, vrasës, shfrytëzues, egërsirë.
SHËMTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shëmtohen tiparet dikujt, i ikën bukuria. Shëmtimi i fytyrës. Shëmtim trupor. Ai ves ishte një shëmtim për të.
2. Gjendja kur i janë shëmtuar tiparet dikujt. Ishte shëmtim ajo vajzë.
3. Shtrembërimi i tipareve të fytyrës, ngërdheshje, grimasë. Të folurën e shoqëroi me një shëmtim. I bërë një shëmtim sa për ta inatosur.
4. Gjë e shëmtuar, shëmtirë. Shëmtim i dheut ai fustan diçka shumë e shëmtuar. Shëmtimet e kësaj bote.
5. Ngjarje shumë e rëndë, zezonë. I gjeti një shëmtim i madh. Nuk e prisnin atë shëmtim. Shëmtim i rëndë.
6. mit. Qenie mitologjike, përbindësh, mosmerë. U shfaq si shëmtim. I doli pari një shëmtim. Ishte sa një shëmtim i madh. Shëmtim përrallash.
7. si mb. Që i ngjan një përbindëshi. Njeri shëmtim njeri përbindësh.
8. si ndajf. Në mënyrë jo të bukur, pa i kushtuar vëmendje, keq. Ishte veshur shëmtim shumë keq. Dukej shëmtim. E paska përfunduar shëmtim punën e dhënë.
✱Sin.: shëmti, shëmtirë, përçudnim, shformim, çmerim, shfytyrim, shpërfytyrim, prishje, zezonë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë