Fjalori

Rezultate në përkufizime për “moskokëçarës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BYTHËPLASUR

BYTHËPLÁSUR mb., bised. 1. Shumë i shëndoshë.
2. Moskokëçarës, që nuk shqetësohet fare për dikë a për diçka e nuk tregon asnjë kujdes, që nuk çan kokën.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. E do lugën plot bythëplasuri.

HËNË

HËN/Ë,~A f. 1. edhe astr. Trup qiellorrrotullohet si satelit rreth Tokës, e merr dritën nga Dielli dhe ndriçon natën; pamja e këtij sateliti nga Toka. Hëna e re (e vjetër, e plotë, e ngrënë, e zbehtë). Hënë pesëmbëdhjetëshe. Drita e hënës. Disku (drapri) i hënës. Ulja në Hënë. Zënia e Hënës. Eklipsi i Hënës. Natë pa hënë. Me hënë poshtë kur hëna është duke u zvogëluar. Me hënë përpjetë kur hëna vjen duke u rritur. Doli hëna. Hahet (zvogëlohet) hëna. Mbushet hëna. Rihet hëna del hëna e re.
2. vjet. Muaj i llogaritur sipas ciklitHënës (rreth 28 ditë). Hëna e janarit. Ështëhënëfëmijës ështëmuajin e fundit të shtatzënësisë.
3. mjek. Sëmundja e tokës, epilepsia. Sëmundja (lëngata) e hënës.
4. sh. ~Ë, ~ËT fizio.përmuajshmet e grave. Ështëhënë. I kanë ardhur hënët.
5. si mb. Shumë e bukur për vajzat. Je si hënë.
6. përk. Hënë e vogël; hënëz.
Ka rënë nga hëna (dikush) iron. 1. Sikur është i rrallë, sikur s’ia gjen dot shokun tokë, aq i mirë i duket vetja. 2. Sikur nuk di ç’bëhet diku, sikur s’është prej këtij vendi; sikur vjen nga një botë tjetër. Me *diell e me hënë. Sa të ketë hënë e yje në qiell përgjithmonë, përjetësisht; sa të jetë jeta; jetëjetëve; për jetë e mot. Një herëhënë shumë rrallë; rrallë e për mall. Hëna pesëmbëdhjetë vajzë a nuse shumë e bukur, që ka një bukurirrallë; akull me tel; shtie hënën përdhe (dikush). Është me hënë (dikush) gjendet shpirtërisht herë mirë e herë keq, pa pasur ndonjë arsyedukshme; nuk vepron përherë njëlloj e drejt, vepron si të ndodhet; ka shumë teka; është me orë. Është me hënëkeqe (dikush) ështëgjendjekeqe shpirtërore e nuk të afron, nuk të mbaron punë, nuk të përgjigjet etj., të rri si me inat a i zemëruar; është në orë të keqe (të ligë); kund. është me hënëmirë. Është me hënëmirë (dikush) ështëgjendjemirë shpirtërore e mund mbarojë punë, të përgjigjet etj. pa inat e jo si i zemëruar; është në orë të mirë; kund. është me hënëkeqe. Kërkon hënën (dikush) kërkon edhepamundurën, ka shumë teka; kërkon qiqrahell. Lehhënë (dikush) bën zhurmë kot për diçka, sepse askush s’ia vë veshin, as s’ia ka frikën; bërtet për diçka që nuk do ta ketë kurrë. Leh si *qenihënë (dikush) keq. Ka lindur me hënë ndenjur (dikush) nuk shqetësohet për asgjë, është moskokëçarës; i bie sahati gjithnjë dymbëdhjetë (dikujt). M’u përtëri hëna nisi të më ecë mbarë gjithçka, m’u kthye fati nga e mbarësia, më erdhi fati i mirë. (E shikon) si *ujku hënën (dikë). Jam parë me hënëkeqe (me dikë) shih jam parë hënajashtë (me dikë). Jam parë me hënëmirë (me dikë) shih jam parë hënabrenda (me dikë). S’e sheh hëna e dielli (dikë), edhe keq. s’del fare jashtë; është shumë i mbyllur e i veçuar; s’ka parë diell me sy; s’del për dere (dikush). Shtie (rrëzon) *hënën përdhe (dikush) është shumë e bukur, është bukuri e rrallë; i thotë diellit ja dil a ja të dal; ngjall të vdekurin nga varri.var në *bri të hënës (dikush).

MOSKOKËÇARËS
MËNJANËS
MËVESHËT
NDEZ

NDEZ vep., ~A, ~UR kal. 1. kal. I jap zjarr, e bëj që të digjet diçka; kund. shuaj, fik. Ndez zjarrin. Ndez fitilin. Ndez oxhakun. Ndez furrën (sobën). Tjetrit i digjet mjekra, ai kërkonndezë cigaren.
2. bised., kal. I vë zjarrin cigares a duhanit dhe nis ta thith; kund. shuaj, fik. Ndez një cigare (një duhan). E ndezim nga një! Nuk e ndez (fare) nuk e pi (fare) duhanin.
3. kal. I jap flakë diçkaje për të bërë dritë; e bëj që të japë dritë; kund. shuaj, fik. Ndez dritën. Ndez qiriun (llambën). Ndez kandilin.
4. kal. Bëj që të nisë punën një pajisjepunon me djegiebrendshme, me rrymë elektrike ose me bateri; vë në punë; kund. shuaj, fik. Ndez motorin (tornon). Ndez makinën. Ndez radion (televizorin). Ndez celularin.
5. fig., kal. Bëj që të nisë; jap shkas që të fillojë me vrull, që të marrë hov, shkaktoj. Ndezën luftën (betejën). Ndezi diskutimet. Kjo çështje i ndezi debatet. Ndezi grindje (sherr). Ndezi këngën. E ndezën bisedën.
6. fig., kal. E bëjgjallërohet e të marrë hov, e ngre peshë. Fitorja u ndezi zemrat. I ndezi shpirtin. Ua ndezi gjakun. I ndezi dëgjuesit.
7. fig., kal. E bëj t’i shfaqet një ndjenjë, një dëshirë etj., i ngjall me forcë, nxit. I ndezi dëshirën. I ndezi ndjenjat. I ndezi kureshtjen (zemërimin, urrejtjen). I ndezi një zjarr në gji. Ndez kërshërinë. Ndez shkëndijat e shpresës. Ndez pakënaqësinë. Ndez armiqësinë.
8. fig., bised., kal. E bëjzemërohet, të marrë zjarr ose të mos përmbahet. I ndezi loja (rakia). E ndezi me fjalë. E ndezitepër (më keq).
9. kal. E bëjketë ose të ndiejë shumënxehtë; skuq. Atë e ndezi vapa (pija). Furra e nxehtë ia ndezi faqet (fytyrën). Më ndezën këto rroba.
10. fig., bised., kal. Qëlloj me forcë; godas me diçka, i bie. Ia ndezi me shuplakë (me shqelm). Ia ndezi fytyrës (prapa veshit). Ia ndezi me top.
11. jokal., vet. v. III Merr zjarr; shkrep (për armët). Nuk i ndezi eshka. Nuk i ndezi pushka.
12. fig., bised., jokal., vet. v. III ecën, ia arrij asajdua, më ndrit (zakonisht me mohim). Nuk i ndezi me të. Nuk po i ndez gjëkundi. E pa që s’i ndezi. Nuk i ndezi fjala.
13. fig., bised., jokal., vet. v. III gjen një e keqe, nga e cila nuk shkëputem dot, më zë; bie keq me dikë, gjej belanë nga dikush. I ndezi me atë njerikeq. Më ndezi me të. Më ka ndezur keq. Ç’na ndezi me të!
Sin.: shkrep, çel, kall, çikëloj, djeg, zjarrtis, tymos, hap, zhegoj, lëshoj, zë, feks, ndrit, shkaktoj, gjallëroj, furroj, nxeh, zgjoj, përndez, ngjall, nxis, shtyj, zemëroj, skuq, qëlloj, shuplak, godit, zbraz, zbrazet, shkrehet.
ndezi (më polli, më gjeti) *belaja (me dikë). Nuk i ndez *fisheku (dikujt). I ndez *gjakun (dikujt). I ndezi (i nxehu) *gjakrat (dikush). Ia ndezën *kandilin (dikujt) mospërf. Ia ndezi *mizat (dikujt). Ndez *motorët libr. Sikur ka ndezur *murin (dikush) iron. I ndezën *pizgat. Nuk i ndezi (nuk i shkrepi) *pushka (dikujt). I ndez *qiririn (dikujt). Ia ndezi (ia veshi) *syve (dikujt). Ndezi *shkëndijën (dikush). As ndez e as shuan (dikush) është njeri i plogët e moskokëçarës, që nuk merr pjesë gjallërishtdiçka ose që nuk të mbaron punë; as të ngroh e as të ftoh; as prish e as ndreq; as të prin e as të ndjek; as qan e as qesh; as turbullon e as kullon; (s’është) as për tutje e as për tëhu. Është ndiz e shuaj (dikush). 1. Merret me punëkota, s’e ke për gjë. 2. Nuk është i qëndrueshëm, herë merr vrull e herë bieplogështi. Ia ndez *zemrën (flakë) (dikujt). Ndez *zjarrin (dikush).

PËRTUES
SHAPUTË

SHAPÚT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Ai që është llapush, i ngathët e moskokëçarës. Mos i thuaj kot shaputës, s’kemirë prej tij. Shaputa skuqej nga turpi derimajëveshit.
2. Ai që është kryemadh, bullafiq (zakonisht për fëmijët). Ku je, shaputa e babit?

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.