Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mosbarazim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BINOM

BINÓM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. mat. Shprehje algjebrikepërbëhet prej dy termash të bashkuar me shenjën plus ose minus; dygjymtyrësh. Formula e binomit. Kufizat (koefiçientët) e binomit. Shumëzimi i binomeve. Binomi shpreh një barazim ose një mosbarazim.
2. fig., libr. Dy dukuri ose dy nocione, që kanë ndërmjet tyre lidhjedyanshme. Njëra anë e binomit.

INEKUACION

INEKUACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET mat. Shprehje algjebrike me anë të së cilës krahasohen dy madhësipabarabarta, mosbarazim. Vetitë e inekuacioneve.

MOSPËRPUTHJE

MOSPËRPÚTHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mungesë përputhjeje ndërmjet dy gjërave etj. që bashkohen ose që vihen një mbi një; kund. përputhje.
2. Gjendja kur nuk pajtohen ose nuk përputhen ndërmjet tyre dy a më shumë dukuri a anëtyre, mendime, veprime etj., mungesa e përputhjes së diçkaje me një tjetër; kontradiktë. Mospërputhje e plotë e mendimeve (e pikëpamjeve). Ka mospërputhje mendimesh me një pjesëanëtarëvegrupit. Mospërputhja e karaktereve të tyre ishte e dukshme. U vu re mospërputhja e formës me brendinë. Ka mospërputhjekërkesave me mundësitë.
3. Rast kur nuk përputhem me dikë a diçka. Ka (vihen re, duken) disa mospërputhjemendimet (në përgjigjet) e dikujt. Dorëshkrimi ka disa mospërputhje me tekstin origjinal.
Sin.: mospajtim, mospërkim, dallim, mosbarazim, dallim, kontradiktë, disonancë.

SHKRONJOR

SHKRONJÓR,~E mb., libr. 1. Që ka të bëjë me shkrimin. Rend shkronjor.

2. Që shprehet a që shënohet me shkronja; që kryhet me shkronja. Mesazh shkronjor. Mosbarazim shkronjor. (mat.) Shprehje shkronjore. (mat.) Njehsim shkronjor. (mat.) Përbërje shkronjore. (gjuh.) përbërje tingullore. Shkrim shkronjor (gjuh.) shkrim alfabetik. Sistem shkronjor (gjuh.).

3. fig. Që ka vlera të veçanta, që shenjohet me shkonja për rëndësinë që ka. Urë kulturore e shkronjore. Epope shkronjore e atij shkrimtari. Monument shkronjor.


Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.