Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MOS- fjalëform. Parashtesë që shpreh: a) mungesë dëshire, vullneti a përpjekjesh për të bërë diçka; b) pamundësi ose paaftësi për të bërë a për të arritur diçka; c) mospranim, kundërshtim a mospranim për të bërë diçka; d) mospasje të diçkaje; e) mospajtim, mospërputhje, f) mosqenie, mosprani, mosekzistencë; g) mosbërje, moskryerje, mosrealizim etj.; përdoret për të formuar: a) emra e mbiemra me kuptim mohues ose të kundërt me atë që shprehet nga tema fjalëformuese e emrit a e mbiemrit foljor përgjegjës (p.sh. mosbesim, mosbindje, mosmarrëveshje etj.; mosmirënjohës, mospërfillës etj.), b) përemra e ndajfolje me kuptim mohues (p.sh., moskush, mosgjë, moskurrë etj.).
MOSFAVORIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mosbërje e ndereve me anësi a hatëre, veprimi dhe gjendja kur nuk bëj ose kur nuk bëhen favorizime të padrejta; kund. favorizim. Vërejti nivel të lartë (të ulët) mosfavorizimi.
2. Veprimi dhe gjendja kur nuk i jap ose kur nuk i jepet ndihmë a përkrahje dikujt; kund. favorizim. Mosfavorizimi i bizneseve të caktuara.
MOSPËRJASHTÍM,~I m. Mosbërje e përjashtimeve, mospasje përjashtimesh; veprimi dhe gjendja kur nuk e përjashtoj dikë a diçka ose kur nuk përjashtohem; kund. përjashtim. Kultura e përfaqësimit dhe e mospërjashtimit. Garantohet mospërjashtim nga skema e ndihmës ekonomike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë