Fjalori

Rezultate në përkufizime për “morrit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKAROZË

AKARÓZ/Ë,~A f. Infektim i rëndë i bletëveorganet e frymëmarrjes, që shpie në ngordhjen e tyre e që shkaktohet nga pickimi i këpushave, i morritbletës ose i parazitëvetjerëfamiljes së merimangave.

ANJËZ

ÁNJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Morr i vogël, ergjëz; vezë e morrit, thërijë. Zuri anjëza. Kishte anjëzakokë.

MBURRAT

MBURRÁT (MBURRÁS) vep., ~A, ~UR kal. Morrit, çmorrit.

MORR

MORR,~I m. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Pediculus) Kandërr e vogël pa krahë, që rron si parazit te njerëzit (në trup, sidomoskokë, në rroba, në shtresa e mbulesa), te disa kafshë e shpendë etj. E hëngrën morrat. Kishte zënë morra. Vriste morrat. Zhdukja e morrave. Hunda në lis, morrikurriz. (fj. u.) mendjemadhësia sjell gjithmonëkëqija, mendja e madhe - e zeza e të zot. Morri i kuq a) morr më i madh se morri i zakonshëm, që ka ngjyrëverdhëzbehtë dheshkakton sëmundjen e tifosmorrit; b) mjek., bised. tifoja e morrit. Morr pule. Morr pate. Fole morrash. Tifoja e morrit (mjek., veter.) tifoshkaktohet nga një lloj morri i kuq.
2. Kandërr shumë e vogël, që shtohet shumë shpejt e që u bie bimëvendryshme dhe i dëmton ato, duke u thithur lëngun. Morri i zi. Merri i gjelbër. Morri i pjeshkës. Morri i trëndafilit. Morri i panxharit. Morri i drithërave. Morri i misrit.
M’u morr (dikush) përb. bised. shih m’u rrodhe (dikush). Iu morri me *bisht (dikujt) përçm. I ra morri në *pjatë (dikujt) përçm. S’të jep një morrkruash kokën (dikush) përçm. shih s’të jep një gur të çash kokën (dikush). Mjel (edhe) morrin (dikush) iron. përpiqetnxjerrë fitime edhe nga dikush a nga diçka që nuk ka vlerë; është shumë dorështrënguar; nxjerr dhjamë nga pleshti; nxjerr vaj nga guri; e rrjep morrin nga bishti. Si Morr i ngordhur (i vrarë) përb. bised. njeri i turpëruar, i rënë krejtsytë e të tjerëve; ai që nuk ka më as fuqi, as vlerë; me theskokë2; me faqedhe (përdhe).qeth (të kreh) e t’i lë morrat brenda (dikush) është mashtrues e dinak i madh, përpiqet gjithnjë të ta hedhë; është i regjurhile e në dredhi; ta jep vezën pa të verdhë (pa të kuqe); ka shejtaninbark. E rrjep morrin nga *bishti (dikush). E vë (e shtie) morrin në *hell (dikush) bised.

PULITH

PULÍTH,~III m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Thërija e morritpulave; morr pule. Ishte sa një pulith ishte shumë i vogël.
2. fig. Njeri tinëzar; mistrec. Tregoja vendin atij pulithit!
3. fig. Njeri shpirtvogël; njeri shpirtngushtë
4. si mb. Sipas kuptimit 3 të emrit.
Sin.: thërijë, morr, cingull, tinëzar, mistrec, pulis, dinak.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.