Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AGLUTINÚES,~E mb. 1. mjek., biol. Që ngjitet ose që përngjitet, ngjitës. Qeliza (eritrocite, baktere etj.) aglutinuese.
2. gjuh. Përngjitës, ngjitës. Morfologji aglutinuese. Forma aglutinuese.
MORFOLOGJÍ,~A f. 1. spec. Trajta e jashtme dhe ndërtimi i diçkaje, mënyra si lidhen ndërmjet tyre pjesët përbërëse të saj; shkenca që studion trajtën dhe ndërtimin e brendshëm të diçkaje. Morfologjia e tokës (gjeol.). Morfologjia e njeriut (e kafshëve) (anat.). Morfologjia e organeve të trupit (anat.). Morfologjia e lumenjve (gjeogr.). Morfologjia e veshjeve popullore (e muzikës popullore) (etnogr.). Morfologjia e mineralit (min.). Ndryshoi morfologjinë. Njoh morfologjinë e diçkaje.
2. gjuh. Pjesë e gramatikës që merret me studimin e strukturës dhe të trajtave të fjalëve, duke përfshirë lakimin, zgjedhimin dhe formimin e tyre. Morfologjia e gjuhës shqipe. Morfologjia e gjuhëve indoeuropiane.
3. Lëndë mësimore ose modul i një lënde mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj disipline në shkollë a universitet. Bëri një test në morfologji.
4. Teksti që përmban këto njohuri. Lexoj morfologjinë. Bleva një morfologji.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë