Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MORALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur moralizoj ose kur moralizohet. Moralizimi i përrallëzave bie në sy nga vetë përmbajtja e tyre.
2. keq. Këshillë morale që përsëritet e bëhet e mërzitshme, predikim i zbrazët për çështje të moralit. Moralizime të gjata (të mërzitshme, të kota, të thata). Mbushur me moralizime.
PREDIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. fet., jokal. U shpjegoj besimtarëve në kishë dogmat fetare, mësimet e fesë etj.; lexoj pjesë nga ungjilli, bëj një predikim fetar (për priftin); përhap një fe e një mësim fetar, duke ua shpjeguar besimtarëve. Predikon në kishë.
2. keq., kal. Përhap një ide, një doktrinë etj.; propagandoj.
3. keq., kal. I flas shumë dikujt, i jap shumë këshilla sa e mërzit, i shes moral. Predikonte gjepura.
✱Sin.: shpjegoj, lexoj, përhap, propagandoj, moralizoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë